Prej shumë vitesh nuk ka ndryshuar, “WhatsApp” po përgatit dizajnin e ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse ka diçka që ka ndryshuar shumë pak me kalimin e viteve në “WhatsApp”, ai është dizajni i aplikacionit.

Por versioni më i fundit beta i aplikacionit më popullor në botë të komunikimit sugjeron një ndryshim masiv që po vjen. “WhatsApp” ka lançuar versionin 2.23.18.18 në Programin Beta të “Google Play Store”.

Sipas “WABetaInfo”, ky version përmban një ridizajnim të madh duke bërë ndryshime të ndërfaqes.

Një prej ndryshimeve më të prekshme është shiriti në krye i cili ka zëvendësuar ngjyrën jeshile me të bardhë.

Është aplikuar një stil i ri teksti dhe një logo “WhatsApp” me ngjyrë jeshile.

Prej shumë vitesh nuk ka ndryshuar, “WhatsApp” po përgatit

Një nga mangësitë kryesore të dërgimit të fotove përmes “WhatsApp” është procesi që pason, ulja e madhësisë, rezolucionit dhe kualitetit të tyre.

Megjithatë, më në fund ky problem do t’i kalojë të kaluarës pasi “fotot HD” më në fund kanë arritur. Në “gjuhën” e “WhatsApp”, në këtë rast fjala “HD” do thotë se rezolucioni tani do shkojë deri në 4096 x 2692.

Por, nuk mbetet me kaq, ‘WhatsApp‘ na jep tani mundësinë për të dërguar edhe video në HD.

Platforma në pronësi të ‘Meta’ konfirmoi se risia për të dërguar dhe marrë video në HD aktualisht është duke u përhapur për përdoruesit si në Android ashtu edhe në iOS./  S.M

Të fundit

Mjekja përshkruan vuajtjet e fëmijëve që po vdesin nga kequshqyerja në Gaza

Fëmijët mund të vdesin nga kequshqyerja brenda dy muajve, ka paralajmëruar një mjek i një grupi bamirësie në Gaza. Duke...

Patos, raportohet zjarr masiv në pyllin me pisha dhjetravjeçarë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë disa minuta më parë në pyllin me pisha dhjetravjeçarë në fshatin Gjinoqarë, Bashkia Patos. A2 raporton se...

Berisha-Dodik, ‘vëllezërit siamezë’ me kohë politike të përfunduar

Nga Namir Lapardhaja Ka një ngjashmëri të hatashme mes asaj që po i ndodh udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, dhe asaj që i...

Izraeli përgjon telefonatat e palestinezëve me ndihmën e Microsoft

Izraeli po mbështetet në cloud computing-un e Microsoft-it për mbikëqyrjen masive të palestinezëve, zbulon gazeta “The Guardian” në një hetim të përbashkët me revistën...

Banka turke ‘Ziraat’ merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të japë miratimin paraprak për licencimin e degës së bankës së huaj "Dega e Bankës Turkiye Cumhuriyeti...

Lajme të tjera

Web TV