Stuhia ‘Daniel’ në Greqi, dërgohen helikopterë dhe evakuohen banorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër natë e vështirë ishte kjo që kaloi në Greqi, për shkak të përmbytjeve në Kardicë dhe Trikala shkaktuar nga stuhia ‘Daniel’.

Pamje shokuese vijnë nga Kardhica, ku banorët në mëngjes gjetën shpëtim vetëm në tarracat dhe çatitë e shtëpive dhe janë në pritje të evakuimit.

Gjithashtu edhe në shumë fshatra në komunën e Palamas, njerëzit janë në çati ose vende më të larta duke kërkuar ndihmë.

Sipas informacioneve, tre helikopterë do të jenë duke kontrolluar zonën, por ato do të vazhdojnë punën pas disa orësh për shkak të motit të keq, raporton Protothema.

Do të përdoren helikopterët e kërkim-shpëtimit Super Puma dhe me gjasë Sikorsky S-70B , gjithashtu edhe forcat ajrore të ushtrisë do të jenë në vendngjarje, baza e të cilëve është në Stefanovikio.

Plani aktualisht parashikon që një nga tre helikopterët të niset për në fshatin Aspritsa për të marrë 35 persona, një në fshatin Agia Triada dhe një në Metamorfosi. Po ashtu edhe ekipet e shpëtimit janë në vendngjarje për të shpëtuar personat që kanë mbetur të bllokuar në banesat e tyre.

Sipas informacioneve, gjithçka është përmbytur në të gjitha fshatrat përreth Palamasit si: Metamorfosi, Vlohos, Petrino, Itea, Kalyvakia, Psathochori.

“Jemi në mëshirë të Zotit”, tha Konstantinos Tsioukas, banor i fshatit Palamas Karditas për median greke.

Niveli i ujit në të gjithë fshatin ka kaluar gjashtë metra, ku në sipërfaqe duken vetëm tjegullat e shtëpive./E.T

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV