“50 evro! Orea!” Zbardhen përgjimet, si u “peshkua” Fredi Beleri: Detajet nga dosja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës në zgjedhjet e 14 Majit, qëndron në qelinë e burgut prej rreth 4 muajsh, pasi u kap në flagrancë duke blerë vota vetëm 2 ditë përpara zgjedhjeve.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet për Belerin dhe kërkon gjykimin e tij për “korrupsion aktiv në zgjedhje”. Së bashku me të, i pandehur është edhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi, i marrë i pandehur për të njëjtën vepër penale.

“Rezulton se është e provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm që i pandehuri Dhionisios Alfred Beleri i ka ofruar shtetasit Arsen Rama shumat monetare prej 50 euro për çdo person që do të gjente Arseni, që do votonte për Belerin si kandidat për kryetar të Bashkisë Himarë,” thuhet në njoftimin e SPAK, ku shtohet se vetë Rama do të shpërblehej me 300 euro për shërbimin.

Sipas SPAK, Beleri ia ka dhënë shumat monetare Arsen Ramës nëpërmjet Pandeli Kokaveshit. Ky i fundit i ka dhënë shtetasit Arsen Rama tetë kartëmonedha të prerjes 5 000 lekëshe për tetë persona që do votonin në favor të Belerit.

“Në rastin konkret të pandehurit e kanë kryer veprën penale me veprime aktive të kundërligjshme në dy forma të saj, si nëpërmjet premtimit dhe ofrimit të shumave monetare shtetasit Arsen Rama në mënyrë që ky i fundit të ndikonte tek vullneti i qytetarëve të tjerë për të siguruar vota në favor të të pandehurit Dhionisios Alfred Beleri në zgjedhjet vendore të datës 14.05.2023”, shprehet SPAK.

Ndërkohë, Media Ditari ka zbardhur përgjimet të cilat kanë “fundosur” Fredi Belerin. Në përgjimet ekskluzive që disponon Media Ditari, Beleri bisedon me informatorin dhe i premton 50 euro për 13 vota që të nesërmen dhe 300 euro për vetë informatorin nëse votat do të dilnin në kuti. Informatori i thotë që të mos shqetësohet se i ka votat e sigurta dhe se ai do të dalë garant për këto vota.

Lexo edhe :  Merr fund kriza në Kosovë! Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit me 73 vota

“Orea” (bukur), dëgjohet të thotë Beleri në gjuhën greke, për të shprehur kënaqësinë se blerja e votave u krye me sukses.

Kujtojmë se dje Fredi Beleri depozitoi 2 rekurse në Gjykatën e Lartë, ku në një prej tyre kërkon të që përgjimet të mos merreshin parasysh nga Gjykata.

Të fundit

Conference League, Dinamo gati për polakët e Jagiellonia

Sot në mbrëmje Dinamo shpreson te përmbysja e madhe edhe pse në letër misioni është thuajse i pamundur. Pas...

Ish-kandidat për kryepolic, kush është i ekstraduari Hajrulla Xhivini

Hajrulla Xhivini është ekstraduar ditën e sotme nga Gjermania i akuzuar për veprat penale "Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Gjykata...

Shtohen aplikimet tek Ekonomiku, bien te Shkencat dhe Filologjiku

Të premten e 29 gushtit nisin regjistrimet në shkollat e larta. Pjesa më e madhe e maturantëve edhe këtë vit kanë zgjedhur institucionet publike,...

Tiranë, sekuestrohen pasuri mbi 26 milionë € të një 45-vjeçari

Pas Prokurorisë së Tiranës, edhe Policia e Tiranës ka reaguar me një deklaratë zyrtare në lidhje me sekuestrimin e pasurive të 45-vjeçarit Kristjan Koni,...

Merkatoja e futbollit, 8 nga 10 blerjet big u kryen në ishull

Vetëm 3 ditë para mbylljes së merkatos së kësaj vere, disa klube kanë bërë lëvizje gjigante, duke shpenzuar shifra marramendëse. Premier League dominon listën,...

Lajme të tjera

Web TV