Berisha nuk e mohon/ “Bardhi mund të kandidojë për kryeministër”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha deklaroi sot në konferencën me gazetarët, se Gazment Bardhi është i mirëpritur për t’u votuar.

Ish-kryeministri deklaroi se Bardhi ka një grup deputetësh që mbështetët Primaret dhe se këta të fundit janë të mirëpritur.

Sipas tij, Berisha tha se janë të hapur për negociata dhe propozime.

“Gazment Bardhi dhe deputetë të tjerë, është i mirëpritur që të votohet për kryetar grupi parlamentar të PD-së.

Ata janë deputetë të PD. Ai ka një numër deputetësh që janë të PD që e mbështesin, dhe ata janë të mirëpritur, dhe e kam theksuar, jemi të hapur për negociata dhe propozime. Kemi qenë dhe jemi. Ky qëndrim nuk është i tanishëm, por që kur ata respektojnë primaret.

Kishim të bënim me një qëndrim ndaj një procesi fondamental në PD. Pra në këtë kontekst, ai ka një grup deputetësh që janë të PD dhe ata janë të mirëpritur. Jemi të hapur për negociata dhe propozime.

Ky qëndrim është që kur ata kanë shprehur se respektojnë Primaret. Berisha nuk do ndalojë kurrë as Gazment Bardhin dhe asnjë tjetër që të marrë pjesë në garat e hapur në PD”, tha Berisha.

 

 

Ndërkohë Berisha tregoi dhe mënyrën sesi do të zgjidhet kreu i Grupit Parlamentar.

“Gazment Bardhi kryeson një grup deputetësh, është realitet. Ky grup deputetësh, bashkë me deputetë të tjerë do kenë mundësi të zgjedhin kryetarin e grupit të bashkuar parlamentar, i cili mund të jetë pa asnjë lloj hezitimi Gazment Bardhi apo cilido që do votojnë deputetët. Kjo është e tëra.

Ai takim siç e patë ju, ai nuk u zhvilluar më the, të thashë, kështu ka thënë ai, ai u zhvillua për çështje të caktuara të parlamentit.

Lexo edhe :  Ekspozohen 16 miliardë fjalëkalime, në rrezik Google, Apple, Facebook

Çfarë duhet, ku duhet të përqendrohet opozita në betejën parlamentare. U përcaktua reforma zgjedhore si një objektiv kryesor, sepse Edi Rama do ta bëjë me Alibashën reformën”, deklaroi ai. /  S.M

Të fundit

Shefi i NATO-s: Trump bëri diçka që askush tjetër nuk guxoi

Pak më parë, gjatë rrugës për në një samit të NATO-s në Holandë, Trump postoi një mesazh që mori...

Rusia paralajmëron Vuçiç: Do t’ju kontrollojmë eksportin e armëve

Moska i beson deklaratave të Beogradit për pezullimin e eksporteve të armëve, por do të kontrollojë se si këto deklarata do të zbatohen në...

Inteligjenca Amerikane del kundër Trump: Programi bërthamor thjesht u shty

Sipas një raporti i siguruar nga CNN nga inteligjenca amerikane tregon se sulmet e fundit ajrore të SHBA-së ndaj tre objekteve bërthamore iraniane, Fordoë,...

“Nuk dua të largohem”, mesfushori lë Bayernin me gisht në gojë

Bayern po bënte plane për shitjen e Palhinha në merkaton e verës. I transferuar vjet për 51 mln euro, portugezi nuk ka treguar thuajse...

Aksident në aksin Fier-Cakran, dy automjete përplasen me njëra-tjetrën

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Cakran. Dy automjete tip “Ford” dhe “Volkswagen” janë përplasur me njëri-tjetrin dhe, si pasojë e...

Lajme të tjera

Web TV