Listë e re nga Britania e Madhe me ‘non grata’, 10 nga mazhoranca, përfshirë dhe ministra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, tha se në Shqipëri ka mbërritur një listë e re nga Britania e Madhe me persona të shpallur ‘non grata’. Sipas Sulës, 10 janë nga radhët e mazhorancës, ku ndër to përfshihen zyrtarë të nivelit të lartë si ministra e ish-ministra si dhe 2 nga opozita.

‘Ka ardhur një listë e re nga Britania e Madhe. Janë 12 emra, 10 mazhoranca 2 opozita. Tek opozita janë në nivel normal e në nivele të ulëta, ndërsa tek mazhoranca janë në nivele shumë të larta, deputetë, ministra dhe shumë të tjerë. E ka njoftimin qeveria! A ka normalitet që të flitet për ‘non grata’. I ke edhe ish-ministra edhe janë.’- tha Sula.

Duke u ndalur tek situata brenda në Partinë Demokratike, Sula tha për gazetarin Arbër Hitaj, se konflikti ka precipituar në situata jo normale. Sula u shpreh se rikthimi i Lulzim Bashës afroi Bardhin me Berishën. Sipas Sulës çdo gjë ka qenë e mirëorganizuar për të rikthyer Bashës si kryetar të PD-së, ndërsa shtoi se rikthimi i tij forcon edhe më shumë Sali Berishën.

‘U kërkoj falje të gjithë qytetarëve shqiptar të cilët përgjatë këtyre dy viteve duhet tu kërkojnë falje atyre qytetarëve që me konfliktin mes veti kemi bërë të mundur që të qeverisë një mazhorancë e tillë në mënyrë skandaloze.  Konflikti i brendshëm precipitoi në situata jo normale. Ne duhet të reflektojmë. Jemi në gjysmën e rrugë.  Rruga e Berishës për të rimarrë PD-në e gabuar. Rikthimi Bashës ofroi Bardhin me Berishën. Do të ishim të gjithë bashkë nëse nuk do të riktheje Lulzim Basha.

Në pamë se po luftonim për vlera të kishim një riorganizim të ri të PD-së. Në atë moment kam thënë sa kohë ne nuk kemi as logo asgjë, është e moralshme që ne të organizohemi dhe të kemi një organizim të ri. Ndjej keqardhje për Alibeajn. Paska qenë gjithçka e mirëorganizuar që na mbajti në gjumë. Unë me naivitetin tim se kuptoja se do të kthehej kryetar Basha. Unë Bashën nuk e njoh, nuk e njoh për një arsye shumë të thjeshtë. Basha e forcon më shumë Berishën. Sjellja e Bashës forcon Berishën. Berisha është kryetar por nuk ka parti.’- tha Sula.

Të fundit

“Injorimi i numrave, katastrofë e pashmangshme”/ PS dominuese, opozita drejt shuarjes

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ku ka komentuar...

Po ra Sorosi, a hiqet ‘non grata’ e Berishës?

Nga Indrit Vokshi Tragjedia e PD nisi me shpalljen nongrata të Sali Berishës. Vendimi i Blinken u publikua në 19 maj 2021 por 19 maji...

A është Edi Rama peshkatari që po gjuan në kënetën e opozitës?!

Nga Denis Dyrnjaja Ne vigjilje të prezantimit të qeverisë së re të drejtuar nga Edi Rama në mandatin e katërt të PS në pushtet, në...

Rama ndan pamjet/ Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ndau në rrjetet sociale pamje nga Liqeni i Komanit dhe Lumi i Shalës, si dy prej destinacioneve me të...

Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë një tubimi elektoral

Ish-kryeministri çek Andrej Babis është sulmuar gjatë një tubimi elektoral në qytetin Dobra, në lindje të vendit, vetëm pak javë para zgjedhjeve parlamentare që...

Lajme të tjera

Web TV