“Player”: Hungarezët zbulojnë mrekullinë shqiptare të Ksamilit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria nuk e ka shkelmuar ende ‘murin turistik’ mbi Evropë, por tashmë është ngjitur në listën e destinacioneve më të kërkuara nga vizitorët e huaj! Turistët hungarezë kanë filluar ta zbulojnë gjithnjë e më shumë!

Në bazë të vendndodhjes së saj, Shqipëria është një nga vendet më të bukura të kontinentit, e cila kufizohet nga deti Jon në jugperëndim dhe deti Adriatik në perëndim, ndërsa 70 për qind e territorit të vendit është male piktoreske dhe të pabanuara, shkruan në një artikull gazetari Oszkár Rétsági të botuar në të përditshmen hungareze “Player”.

Ajo ka më shumë se 300 kilometra vijë bregdetare, dhe për më tepër, ka edhe rivierën e saj.

Vendpushimi më i famshëm është Ksamili me një vendndodhje përrallore, një fshat i vendosur në një gadishull të ngushtë të kufizuar nga deti Jon dhe liqeni i Butrintit.

Plazhi ranor i Vlorës dhe zona rreth Durrësit janë gjithashtu pjesë e Rivierës Shqiptare. Por, ka edhe plazhe të mrekullueshme në Dhërmi, Borsh dhe Lukovë.

Pas fluksit të turistëve në vendbanimin, që ndodhet 10 kilometra larg qytetit të Sarandës, nisën të ndërtohen qindra hotele.

Atraktiviteti i Shqipërisë qëndron në faktin se ajo ende nuk është përfshirë plotësisht nga globalizimi, por kjo është edhe një e metë e saj, Ballkani duhet të ishte përgatitur për fluksin ne rritje të vizitorëve.

Njerëzit tashmë po socializohen me turizmin pasi komunizmi nuk kaloi pa lënë gjurmë. Perveç kryeqytetit të Tiranës, ka edhe vendbanime të tjera të bukura, si Kruja dhe Berati. /  S.M

Të fundit

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Alimehmeti: Rama ka dosje për kryebashkiakët, nuk guxojnë ta kundërshtojnë

Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak, e cila u karakterizua nga debatet, pasi këshilltarët e opozitës përsëritën kërkesën për shkarkimin e Erion Veliajt, pas...

Lajme të tjera

Web TV