Nisja e vitit të ri shkollor, furgonët e mallrave nuk lejohet të qarkullojnë për dy orë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga shkolla “Betim Muço” në Kombinat, e cila po përgatitet për të mirëpritur nxënësit për vitin e ri shkollor, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se siguria në institucionet arsimore dhe plotësimi i të gjitha kushteve të nevojshme për një vit të mbarë shkollor janë prioritet i punës së bashkisë.

Veliaj nënvizoi faktin se nga e hëna, asnjë mjet i transportit të mallrave, kryesisht ushqimore, që furnizojnë supermarketet e Tiranës, nuk do të qarkullojë në orarin 07:00 – 09:00 të mëngjesit. “Nuk do të ketë furnizime nga ora 07.00-09.00! Preshi, majdanozi, çamçakëzat, patatinat mund të presin pas orës 09.00, ose nëse janë jetike për dikë, t’i bëjë një natë më parë ose deri në orën 07.00 të mëngjesit. Nuk shoh asnjë arsye pse hyrjet në shkolla dhe në tregje të kthehen në vende pazaresh.

Dua të informoj të gjithë ata që kryejnë aktivitete pranë shkollave, që siç kemi dakordësuar me ministrin Taulant Balla, do të shtohen kontrollet në të gjitha lokalet, në gjithë mini-marketet, në të gjitha pikat e fast-food-it, për sigurinë ushqimore, për t’u siguruar që nuk u shërbehet fëmijëve as alkol, as drogë, as diçka e paligjshme, që nuk duhet të ndodhë kudo, por sidomos në perimetrin e shkollës.

Dua që edhe administratorët e shkollave, edhe drejtorët e shkollave, oficerët sigurisht, të gjithë të na raportojnë problematika të tilla. Duam të sigurohemi që shkollat janë vërtet ishujt më të sigurt të vendit”, sqaroi Veliaj. Bashkia e Tiranës po kujdeset që të gjitha shkollat e kryeqytetit të dezinfektohen para fillimit të vitit të ri shkollor, për të siguruar higjienë maksimale për nxënësit dhe mësuesit.

Lexo edhe :  Çfarë mungon në verën ideale për fëmijët? Hapësirat publike bujare

Ndër të tjera, kreu i Bashkisë kërkoi nga prindërit, që të paktën ditën e parë të shkollës, të shmangin përdorimin e makinave, që sjell edhe reduktimin e trafikut. “Në Kombinat, shkollat janë në një rreze shumë të vogël: pra, janë 4 shkolla në vije ajrore 200-300 metra njëra me tjetrën. Kjo do të thotë se të gjithë banorët e Kombinatit, shkollën më të afërt e kanë 500 metra. Nuk ka sens të marrin makinën në ditën e parë të shkollës.

Ftesa për prindërit është: Ju lutem, o me autobus, autobusi i Kombinatit, linja vërtet është ndër më frekuentet dhe me më shumë kapacitet, ose me biçikletë, ose në këmbë”, u shpreh Veliaj.

Të fundit

“Alo” presidentësh, çfarë biseduan sot Trump dhe Putin për një orë?

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, patën një bisedë telefonike sot, e gjashta...

“Qeveria po tallet me integrimin”, Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz

Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht autore e vetme e një projektligji gjithëpërfshirës për kontrollin e investimeve të huaja, Jorida Tabaku, ka denoncuar në...

Shqipëria pa masa për të nxehtin! Punëtorët, në detyrë në mes të vapës

Në Shqipëri, autoritetet shëndetësore nuk kanë marrë asnjë masë për të përballuar valën përvëluese të të nxehtit që ka mbërthyer vendin, ndryshe nga sa...

Veliaj: Emrat e rrugëve, kujtesë për brezin e ardhshëm

Tirana, prej vitesh, ka bërë pjesë të hartës së saj emra personalitetesh që kanë kontribuar në mënyrë domethënëse në shoqëri. Në një postim të fundit...

E çuditshme! Bayern e refuzon lojtari i katërt brenda muajit. Këtë herë një japonez!

Bayern merr refuzimin e radhës. Sikur të mos mjaftonin Florian Wirtz, Nico Williams dhe Luis Diaz, kampionët e Gjermanisë morën së fundmi edhe një...

Lajme të tjera

Web TV