Arresti kardiak, ja dy simptoma paralajmëruese 24 orë përpara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arresti kardiak mund të mos jetë aq i papritur, sipas një studimi të botuar së fundmi në The Lancet Digital Health, i cili pretendon se një në dy persona që kanë pësuar një arrest kardiak të papritur kanë pasur të paktën një simptomë paralajmëruese 24 orë para ngjarjes, që ndryshon midis të dy gjinive.

Dr. Sumeet Chugh, kryetare në kërkimin e elektrofiziologjisë kardiake dhe drejtor mjekësor i Qendrës së Ritmit të Zemrës në Departamentin e Kardiologjisë në Institutin e Zemrës Smidt (Spitali Cedars-Sinai, Los Angeles), thekson se zbulimi i hershëm i shenjave paralajmëruese mund të shpëtojë jetë, pasi shumica dërrmuese e njerëzve që kanë një arrest kardiak jashtë spitalit vdesin brenda pak minutash.

Çdo vit, 450,000 amerikanë vdesin nga arresti kardiak, sipas Institutit Kombëtar të Zemrës, Mushkërive dhe Gjakut të SHBA. Në Evropë, një incident ndodh çdo 45 sekonda.

Duke përdorur të dhëna nga dy studime në qytetet amerikane të Ventura (Kaliforni) dhe Portland (Oregon) për incidentet e arrestit kardiak dhe njerëzit që kërkuan kujdes mjekësor urgjent, studiuesit krahasuan simptomat dhe zbuluan se 50% e njerëzve që pësuan një arrest të papritur kardiak përjetoi të paktën një simptomë karakteristike një ditë më parë, dhimbje gjoksi për burrat dhe gulçim për gratë. Hulumtimi gjithashtu tregoi simptoma specifike në grupe më të vogla burrash dhe grash, si rritja e pulseve, simptoma të ngjashme me konvulsionet dhe simptoma të ngjashme me gripin.

Në çdo rast, studiuesit thonë se dhimbja e gjoksit e paprecedentë dhe e shoqëruar me gulçim, rritje të pulsit, marramendje, tendenca për të fikët, djersitje apo vjellje është një tregues për kujdes të menjëhershëm mjekësor./E.Ç

Të fundit

“Kapitull i ri për PS në Vlorë”, Rama: Ka parazitë

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi një ‘kapitull të ri’ edhe për PS në Vlorë. Nga qyteti bregdetar, ku zhvilloi një vizitë...

U lirua nga arresti shtëpiak, Malltezi: Më privuan lirinë 20 muaj, u hetova 5 breza

Pas lirimit nga GJKKO prej arrestit shtëpiak, Jamarbër Malltezi foli për mediat jashtë ambienteve të SPAK. Malltezi u shpreh se u bë 20 muaj...

Rama nga Vlora: Ka ikur koha e deputetëve që dilnin pak në terren

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Vlorë, paralajmëroi edhe deputetët, teksa tha se ka ikur koha kur ata shfaqeshin shumë pak në terren dhe i...

Prej rreth 2 vitesh në “Arrest shtëpie”, lirohet Jamarbër Malltezi

Lirohet Jamarbër Malltezi. Sipas mediave, shfuqizohet masa “arrest ne shtepi”, kundrejt një garancie pasurore prej 3 mln lekesh./kb

Kryemadhi del nga SPAK: 240 mijë dollarë për veshje? Këto i thotë Tedi Blushi

Monika Kryemadhi ka dalë nga ambientet e SPAK ku ajo u paraqit për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa u ndal për...

Lajme të tjera

Web TV