Përmbytjet në Greqi/ Rama: Shqiptarët e prekur të kontaktojnë ambasadën tonë në Athinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura në Greqi për shkak të përmbytjeve që kanë përfshirë vendin. Në një postim në Facebook, kryeministri Edi Rama u bën thirrje shqiptarëve që janë prekur nga përmbytjet që t’i drejtohen ambasadës shqiptare në Athinë.

“Përmbytjet e mëdha shkatërruese në shumë rajone të Greqisë kanë shkaktuar humbje jetësh dhe dëme të mëdha. Keqardhje e madhe për jetët e humbura, ngushëllime vëllazërore familjeve të tyre dhe solidaritet i megjithë zemër me të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi e jashtëzakonshme natyrore.

Ambasada jonë në Athinë njofton se qytetarët që ndodhen në zonat e prekura, mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Njësinë për Menaxhimin e Emergjencave Civile të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile të Greqisë????, në numrin e aktivizuar të telefonit 112, i cili është vënë në dispozicion të shtetasve që kanë nevojë për ndihmë

Gjithashtu, iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të prekur nga përmbytjet në zonat problematike të Greqisë se për çdo nevojë t’i drejtohen Ambasadës sonë përmes numrit të emergjencës 00030-6941658183, në dispozicion të qytetarëve 24/7 dhe në adresën e email-it embassy.athens@mfa.gov.al”, shkruan Rama./e.t

Të fundit

Garda Kombëtare e New Jersey-t stërvitje me Forcat Ajrore Shqiptare (PAMJET)

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë sot një postim në Facebook ku bën me dije se...

Zbehja e një ylli, Armando Brojës i del emri te Parma

Parma është skuadra e radhës që kërkon shërbimet e Armando Brojës. Sulmuesi i Kombëtares duket se i ka ditët e numëruara te Chelsea dhe...

“Vuajtjet e civilëve nuk justifikohen” , Merz thirrje Izraelit për armëpushim në Gaza

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, pas raportimeve se numri i të vdekurve në enklavë ka...

Skandal në Vorë/Zbulohen ushqime të skaduara me etiketa false, arrestohen administratori

Policia e Shtetit, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Siguria Ushqimore”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar...

“Fundi është afër”/ Kabuli qyteti i parë i madh që do të mbetet pa ujë deri më 2030-n

Qyteti me gjashtë milionë banorë mund të mbetet së shpejti pa ujë, për shkak të ndryshimeve klimatike, sanksioneve dhe dështimeve në qeverisje, thonë ekspertët. Al...

Lajme të tjera

Web TV