Bruksizmi: Ç’është dhe cilat janë simptomat?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bruksizmi është shtrëngimi dhe kërcitja e pavullnetshme e dhëmbëve. Rreth gjysma e popullsisë e bën atë herë pas here. Ndërkohë, 5% e popullsisë janë “të rregullt” në kërcitjen e dhëmbëve.

Shpesh ndodh gjatë gjumit, por disa njerëz e bëjnë edhe kur janë zgjuar.

Zakonisht, një person nuk e kupton se çfarë po bën me dhëmbët e tij. Partneri me të cilin ndan shtratin dhe dëgjon zhurmat, shpesh është i pari që vë re problemin. Prindërit gjithashtu mund ta dëgjojnë te fëmijët e tyre.

“Kërcitja” e dhëmbëve mund të jetë edhe rezultat i stresit. Për shembull, te disa njerëz ndodh kur janë të zemëruar, duke u përqendruar ose në ankth.

Disa nga simptomat e bruksizmit përfshijnë:

– dhimbje koke, dhimbje të nofullës dhe/ose dhimbje veshi
– dhimbje e dhëmbëve, veçanërisht menjëherë pas zgjimit
– dhimbje dhe/ose ndjesi të ngjashme me mpirjen në pjesën e nofullës, menjëherë pas zgjimit
– dhimbje ose ngurtësi në nofullat gjatë përtypjes, veçanërisht gjatë mëngjesit
– shtrëngimi i nofullës kur jeni të zemëruar ose të shqetësuar
– dhëmbë të ndjeshëm ndaj temperaturës
– smalt i dhëmbëve i dëmtuar
– ind i ngritur në pjesën e brendshme të faqeve, shkaktuar nga kafshimi
– dhëmbë të lirshëm

Disa probleme nga bruksizmi mund të përfshijnë:

– dhëmbë të thyer ose mbushje dhëmbësh të prishura
– dhimbje nofulle
– muskuj të lënduar të nofullës
– tendosje në zonën e nofullës
– dhëmbët janë më të ndjeshëm ndaj gjërave të nxehta dhe të ftohta
– humbje dhëmbësh (e rrallë)
– zgjerimi i muskujve të nofullës (i rrallë)

Trajtimi për bruksizmin:

Nëse mendoni se edhe ju i kërcisni dhëmbët, flisni me dentistin tuaj ose një profesionist tjetër të shëndetit oral. Ata mund të flasin për opsionet e mundshme të trajtimit që përfshijnë:

Lexo edhe :  Realizohet me sukses operacioni me teknikën e avancuar 'Whipple' te spitali i Traumës

– riparimin e dëmtimit të dhëmbëve
– një “roje mbrojtëse” (pajisje) për gojën që mund të mbani natën, për mbrojtje
– terapi e menaxhimit të stresit
– teknikat e relaksimit
– terapi njohëse e sjelljes
– hipnoterapi
-higjiena e mirë e gjumit, gjumë i rregullt etj./E.Ç

Të fundit

2 dekada në koma, ndërron jetë “Princi i Fjetur” i Arabisë Saudite

Princi saudit Al- Waleed bin Khaled bin Talal Al Saud, i njohur gjerësisht si “Princi i fjetur”, ka ndërruar...

Rrëshkitësja “Rosebud” nga “Citizen Kane” shitet në ankand për 11 milionë paund

Një objekt i dhuruar nga një regjisor, i cili e mori gjatë pastrimit të një studioje, bëhet pjesa e dytë më e vlefshme e...

Zoti President, heshtja juaj është më e zhurmshme se çdo fjalim

Nga Fejzo Subashi Zoti President, Në një kohë kur rajoni lëkundet në pasiguri, kur tensionet në Kosovë prekin drejtpërdrejt sigurinë kombëtare të shqiptarëve, kur liderë botërorë...

Paga 500 euro dhe strehim, skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri

Fatima, 28 vjeçe, është një nga punonjëset më të reja në bar-restorantin “Lulishte 1 Maji”, në zemër të kryeqytetit. Prej pak javësh, ajo është...

“Shkruaja për gazeta që sot janë mbyllur, siç po mbyllet dhe ‘Panorama’”

Nga Shpëtim Luku Gazetarinë e shkruar e kam dashur me pasion. Para se të bëhesha gazetar profesionist, kisha mbi 180 shkrime të botuara në gazeta...

Lajme të tjera

Web TV