25 vite nga vrasja e Azem Hajdarit/ Berisha, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha po kryen homazhe te Varrezat e Dëshmorëve, në 25-vjetorin e vdekjes së Azem Hajdarit.

Berisha është i shoqëruar nga familjarët e Hajdarit si dhe eksponentë të tjerë të PD-së.

Azem Hajdari ka qenë lideri i lëvizjes studentore 1990-’91 që çoi drejt rënies së regjimit komunist në Shqipëri. Më tej u bë një politikan i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Ai simbolizon nisjen e periudhës demokratike në Shqipëri. Ka qenë deputet i Kuvendit shqiptar dhe kryetar i Komisionit Parlamentar të Mbrojtjes. Hajdari u vra në Tiranë më 12 shtator 1998.

Më 2 tetor “1998” Hajdarin e nderuan pas vdekjes me titullin “Qytetar Nderi i Tiranës” dhe më 2007 u dekorua me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” nga Presidenti Bamir Topi.

Në nder të Hajdarit dhe Besim Çerës u ngrit një monument në vendin ku u vranë./ S.M

Të fundit

Son prezantohet tek Los Angeles: “Nuk ishte zgjedhja ime e parë, më mbaruan energjitë”

Pas dhjetë vitesh te Tottenham, Son Heung-min mbërrin në MLS dhe tashmë po i jep flakë Los Angelesit. Sulmuesi korean është prezantuar zyrtarisht...

Kush po e sulmon prodhimin vendas?

Nga Leonard Veizi Duket sikur jetojmë brenda një rrethi vicioz nga i cili nuk po gjejmë dot rrugë shpëtimi. Një mjegull mosbesimi, frike dhe përçmimi...

Ecuria e transportit ajror, TIA kalon për herë të parë 51 mijë pasagjerë në një ditë

Transporti ajror në Shqipëri po përjeton një rritje të qëndrueshme, si në numrin e fluturimeve, ashtu edhe të pasagjerëve. Sipas INSTAT, gjatë tremujorit të dytë...

Drafti i Kodit Penal godet gazetarinë investigative, masa deri në mbyllje të mediave

Elvin Luku Prej afro dy javësh opinionit publik shqiptar i është prezantuar një draft mbi Kodin e ri Penal. Dokumenti i punuar nga një grup ekspertësh...

Berisha: Gjysmë miliard euro përdori qeveria për aktivitete që të ndikonte tek qytetarët

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama në një konferencë për shtyp, ku e cilësoi fushatën elektorale të 11...

Lajme të tjera

Web TV