“Draftin e kemi gati”/ Çuçi tregon prioritetet e PS për sesionin e ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi ka ndarë me mediat disa nga prioritetet e socialistëve për këtë sesion të ri parlamentar.

Gjatë fjalës së tij Çuçi u ndal te procesi i integrimit të vendit drejt BE-së, apo te reforma zgjedhore, siç është vota e emigrantëve apo dhe reforma në drejtësi.

Ai tha se tashmë PS e ka një draft për votën e emigrantëve, ndërsa duhet vetëm konsensusi i opozitës që ai të kthehet në ligj.

“PS ka dhënë kontribut historik në fushën e integrimit evropian. Në sesionin e kaluar kemi miratuar një ligj të ri për rolin e parlamentit.

Kjo ka të bëjë me rolin e shtuar që ka Kuvendi, si një nga institucionet bashkëformuluese të shtetit shqiptar në procesin e integrimit. Grupi parlamentar i PS do të bëjë maksimumin në procesin e integrimit. Në procesin e integrimit do të luajmë një rol të rëndësishëm në përafrimin e legjislacionit të Shqipërisë me BE.

Kuvendi ka kohë që e luan këtë proces, por ky proces që quhet një krehje e të gjithë trupës shqiptare për të parë se sa është kompatibël, besoj se ka rol me rëndësi në këtë proces. Ne si grup parlamentar do të luajmë dhe një rol në atë që quhet diplomaci parlamentare ku deputetët e PS do të jenë të angazhuar për të përmirësuar imazhin e Shqipërisë dhe zhvillimet politike në Parlamentin Europian.

Prioriteti i dytë që është i një rëndësie të madhe, është fokusimi i grupit parlamentar në reformën zgjedhore. Kemi një boshllëk që është krijuar nga vendimi i gjykatës Kushtetuese.

Ne do të jemi angazhuar që t’i përshtatim këto kushte. Do të adresojmë pa humbur kohë reformën, votën e emigrantëve. Ne duhet të krijojmë mundësinë që të gjithë emigrantët shqiptarë të shprehen me votë për qeverinë që i duhet Shqipërisë.

Lexo edhe :  Industria e prodhimit të armëve, PD kërkon hetime! "Kemi dyshime..."

Për fat të keq kjo nuk është realizuar. Ne si PS e kemi qëndrimin tonë, kemi dhe draftin tonë që e kemi adresuar, pritet vetëm konsensusi nga opozita, që më pas ta kthejmë në një ligj dhe t’i japim shqiptarëve atë të drejtë që nuk është e vogël.

Edhe opozita shpresoj që ta kuptojë këtë domosdoshmëri për të çuar para një grup nenesh që do të garantonin votën e emigrantëve në procesin e zgjedhjeve të përgjithshme të Shqipërisë.”, tha Çuçi. /  S.M

Të fundit

26 gusht 1920 – Gratë në SHBA fitojnë të drejtën e votës

Më 26 gusht 1920, Ndryshimi i 19-të në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara hyri në fuqi, duke u dhënë...

Horoskopi ditor, 26 Gusht 2025

Dashi  Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria do të jetë e përmirësuar....

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple dhe OpenAI. Ata akuzojnë Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

Lajme të tjera

Web TV