Pensionet private në rritje të qëndrueshme, por të ngadaltë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tregu i pensioneve private vullnetare u zgjerua më tej në gjysmën e parë të këtij viti.

Të dhënat e nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se numri total i anëtarëve arriti në 37 594 anëtarë.

Numri i anëtarëve të fondeve është zgjeruar me 3% ose 1076 anëtarë që nga fillimi i vitit. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i tyre është rritur me 5.3%.

Vlera e aseteve neto të fondeve të pensionit në fund të muajit qershor arriti në 6.19 miliardë lekë, në rritje me 8.6% që nga fillimi i vitit dhe me 20.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Asetet e fondeve të pensioneve janë të investuara kryesisht në obligacione të qeverisë shqiptare.

Tregu i pensioneve private po rritet me ritme të qëndrueshëm, por gjithsesi të ngadaltë, duke pasur parasysh bazën ende shumë të ulët të tyre. Edhe për nga vlera e aseteve, tregu i fondeve private ngelet ende segmenti më i vogël i tregut financiar në Shqipëri.

Me gjithë rritjen e qëndrueshme të viteve të fundit, depërtimi i pensioneve private dhe vlera e aseteve për çdo anëtar ngelen modeste. Më pak se 3% e numrit të përgjithshëm të të punësuarve sot kontribuojnë për një pension privat në pleqëri.

Projektligji i ri për fondet private të pensioneve, që pritet të miratohet së shpejti nga Kuvendi i Shqipërisë, synon të rrisë incentivat për të rritur investimet në fondet private të pensioneve.

Projektligji parashikon rritjen e përjashtimit nga taksat si për kontributet e punëmarrësve, ashtu edhe për ato të punëdhënësve.

Aktualisht kufiri maksimal për lehtësitë tatimore mbi kontribut, është vlera më e vogël, që del nga krahasimi i shumës 200 mijë lekë dhe 15% të të ardhurave vjetore bruto të anëtarit.

Lexo edhe :  Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Sipas projektligjit, kufiri maksimal mujor i përjashtimit tatimor do të rritej deri në nivelin e pagës minimale të miratuar, që aktualisht ka arritur në 40 mijë lekë në muaj.

Projektligji gjithashtu parashikon që pensionet të mos tatohen në përfitim për pjesën e kontributeve, por vetëm për kthimin nga investimi, me kusht që tërheqja të bëhet me pagesa mujore të shtrira në të paktën dy vite dhe jo në mënyrë të menjëhershme pas përmbushjes së kushteve ligjore për përfitimin e pensionit privat.

Megjithatë, shoqëritë administruese të fondeve kanë kërkuar më shumë incentiva. Ato kërkojnë përjashtimin e plotë të përfitimit nga pensioni privat prej tatimit, duke përfshirë edhe edhe pjesën e kthimit nga investimi.

Në mesin e këtij viti, në treg ishin aktive pesë fonde të pensioneve private, të administruara nga katër shoqëri të licencuara administruese.

Sipas numrit të anëtarëve, aktori më i madh në treg është Credins Pension, me rreth 50.34% të numrit të përgjithshëm të anëtarëve, i ndjekur nga Sigal Pension me 29.3%, Albsig Pension me 10.45%, Raiffeisen Pension me 9.77% dhe fondi më i ri, Smart Pension, me 0.14%.

Për nga vlera e aseteve neto, fondi më i madh është Sigal Pension me 43.03% të totalit, i ndjekur nga Credins Pension, me 29.6%, Raiffeisen Pension, me 21.03%, Albsig Pension me 6.17% dhe Smart Pension, me 0.17%./   S.M

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV