Veliaj pret kryetaren e Bashkisë së Podgoricës: Fillimi i një rrugëtimi të ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj priti në takim kryetaren e re të Bashkisë së Podgoricës, Olivera Injac, me të cilën ndau disa ide për bashkëpunim në fusha të ndryshme mes dy qyteteve.

Veliaj i uroi suksese në detyrën e re homologes së tij dhe shprehu nevojën për të rritur edhe më tej këtë bashkëpunim të mirë mes Tiranës dhe Podgoricës.

“Njerëzit nuk i zgjedhin dot fqinjët, por nëse do të kishim imagjinuar një fqinjësi më të mirë se Mali i Zi dhe qyteti i Podgoricës. Ju uroj shumë suksese! Mezi pres që rrugëtimi juaj në këtë mandat të ri të jetë transformues për qytetin tuaj.

Podgorica dhe Tirana kanë një miqësi shumë-shumë të vjeter, ndaj besoj se detyra e gjeneratës sonë është ta kultivojmë, ta përmirësojmë dhe ta çojmë edhe më lart atë. Jam vërtet krenar!

Podgorica është një qytet multi-religjioz, multi-etnik, një qytet me mendje të hapur, me zemër të hapur dhe mezi pres që kjo vizitë zyrtare të jetë fillimi i një rrugëtimi të ri për Podgoricën dhe Tiranën. Ne mund të bëjmë më shumë gjëra bashkë se sa mund të bëjmë veç e veç. Sidomos këtë vit kur Tirana është Qyteti Europian i Sportit. Vitin tjetër do të kemi presidencën e B40-ës dhe mezi pres që të kemi një marrëdhënie të gjatë dhe të fortë me Podgoricën”, tha Veliaj.

Kryetarja e Bashkisë së Potgoricës, Olivera Injac vlerësoi punën e kryebashkiakut Veliaj dhe shtoi se qyteti i saj është i interesuar të mësojë nga eksperienca e Tiranës.

“Faleminderit për ftesën i dashur koleg dhe mik! Është vërtet një nder i madh për ne sepse është vizita e parë zyrtare në rajon.

Është një nder i madh të jem këtu dhe të dëgjoj për eksperiencën tuaj. Jemi vërtet mirënjohës që jeni kaq i hapur dhe që flisni me ndershmëri për mandatin tuaj paraardhës dhe sesa pengesa keni pasur.

Ndaj, është një fillim i mirë për ne, shpresoj që t’i përballojmë me sukses dhe të jemi të suksesshëm në punën tonë. Shpresoj t’ju mirëpresim së shpejti në Podgoricë dhe jam e sigurt që do të kemi shumë projekte të përbashkëta në vitet e ardhshme”, tha ajo./ S.M

Të fundit

Shqipëria, ndër 3 popujt më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

Shqipëria së bashku me Bullgarinë dhe Turqinë kishin nivelin më të ulët të kënaqësisë për anën financiare sipas EUROSTAT. Në...

Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës

Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë të enjten se Kosovës po i kushton ngërçi politik dhe u ka bërë thirrje udhëheqësve politikë ta bëjnë...

Vatër e re zjarri në Fushë-Arrëz, bashkia kërkon ndihmë nga ajri

Një vatër tjetër zjarri është shfaqur në Fushë-Arrëz, por këtë herë në pyjet pranë fshatit Kryezi në Podinat. Flakët po favorizohen nga era e fortë...

Kriminalizimi i gjestit politik është një gabim fatal

Mark Borkowski Ndërkohë që duartrokasim sufraxhetet dhe figura si Peter Tatchell, Britania po humbet të drejtën për të protestuar. Duhet t’i bëjmë vetes pyetjen: si do...

Asllani huazohet tek Torino, Interi i gjen pasuesin në Francë

Interi ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e Kristjan Asllanit, i cili sapo është transferuar tek Torino. Klubi zikaltër po synon transferimin e Andy Diouf, mesfushorin...

Lajme të tjera

Web TV