Ngjela plas deklaratën: Beleri i rrezikshëm, me veprimtari antishqiptare të tmerrshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Gjykatën e Posaçme dje u zhvillua seanca paraprake për Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur të Himarës, në akuzë për blerje votash.

Gjykata pritet të vendosë nëse do e kalojë për gjykim çështjen, nëse do i kërkojë SPAK të thellojë hetimet apo nëse do e pushojë. Dje, në një intervistë televizive, avokati Spartak Ngjela është i bindur se kemi të bëjmë me një çështje penale.

“Do të dënohet patjetër. Është kapur në flagrancë. Nga flagranca nuk ka shpëtim askush me shitblerje votesh.

Ka fituar me 20 vota. Është një njeri i rrezikshëm me veprimtari antishqipare të tmerrshme. Lëri të paguarit që lëshojnë grekët poshtë e përpjetë. Ka blerë vota. Si mund të jetë kryetar bashkie ai. V

etëm injorantët e konsiderojnë kryetar bashkie. Ka marrë fund kjo. Për Skerdian Dhuli akuza ”është e sajuar me urdhër politik të Edi Ramës. Fredi Beleri u kap në flagrancë duke ngrënë sufllaqe.

Ça është kjo flagrancë të kapësh në mes të natës në lokalin tënd. Akuzën e ka nisur Rama në mitingun e tij më 6 maj. 8 ditë para se të mbaheshin zgjedhjet.

Arsyeja është grabitja e pronës në Dhërmi. Duan të grabisin pronat. Pse Fredi Beleri është në burg nuk ka lidhje për shkaqe drejtësie”, vijon më tej.  Ngjela tha se çdo njeri që bën krim do të futet në burg.

“Edhe presidenti po të kapet në krim hyn në burg. Është kapur në krim. Çdo njeri që bën krim do të futet në burg.

Ai është një njeri që ka blerë vota dhe kurrë nuk do të dalë nga burgu”, tha ai. Çështja e Fredi Belerit, kryetarit të zgjedhur të Himarës i arrestuar, dy ditë përpara zgjedhjeve të vendore të 14 majit, nën akuzë për shitblerje të votës ka sjellë pasoja në marrëdhëniet me Greqinë.

Lexo edhe :  Krimet zgjedhore, PPE pranon kërkesën e Berishës: Mision faktmbledhës në Shqipëri

Athina kërkon me ngulm dhe po bën presion duke kërcënuar dhe me pengim të integrimit në BE që Beleri të lejohet të bëjë betimin, ndonëse është në burg ndërsa qeveria Rama ka deklaruar se nuk mund të ndërhyjë në çështjen e drejtësisë./  S.M

Të fundit

I mbijetoi pushtimeve, Rama ndan videon nga Himara: Vizitoni xhevahirin e rivierës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm një video nga Kalaja e Himarës, e cila ka zanafillën që...

Zbulohen bomba të LIIB/ Realizohet evakuimi më i madh në Gjermani

Në Këln është bërë evakuimi më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore, zbulimit të tre bombave të pashpërthyera të hedhura nga forcat...

REL: Si po e shfrytëzon Kina tërheqjen e Perëndimit për të zgjeruar praninë në rajon?

Kina po e forcon ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor përmes fuqisë ekonomike, projekteve infrastrukturore dhe gjithnjë e më shumë përmes ndikimit kulturor dhe...

Shkencëtarët: Teoria rreth fatit të galaktikës sonë mund të jetë e gabuar

Përplasja mes galaktikës sonë, Rrugës së Qumështit, dhe fqinjës së saj më të madhe, galaktikës së Andromedës – e parashikuar të ndodhë përreth 4.5...

Njerëzit emocionalisht të fortë: 7 tipare dalluese

Njerëzit emocionalisht të fortë shpesh ngatërrohen me ata që duken të ashpër ose dominues. Në të vërtetë, forca emocionale nuk lidhet me imponimin apo...

Lajme të tjera

Web TV