Studimi: Celularët janë fajtorë për ndarjen e çifteve moderne

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndoshta vera që na kaloi ka qenë e mbushur me dasma të njohurish dhe miqsh, megjithatë, duhet të pranojmë se po kaq të shumta kanë qenë edhe ndarjet e njerëzve të afërt apo edhe të çifteve të njohura për të cilat kemi dëgjuar.

Sigurisht, pse një lidhje përfundon varet nga shumë faktorë, por siç dëshmohet nga hulumtimet përkatëse, edhe celularët luajnë një rol.

Kudo,do të shihni çifte duke pirë kafen, duke shkuar për shëtitje, duke parë një film dhe të paktën njëri nga të dy po shikon me përkushtim ekranin e telefonit të tij.

Sado normal të na duket ky imazh, ndikimi që ka në marrëdhëniet njerëzore është një dhe është real: partnerit tonë nuk i kushtohet vëmendja e duhur.

Disa studime të kryera në Amerikën e Veriut tregojnë se shpërqendrimi i shkaktuar nga telefonat celularë mund të shkaktojë probleme emocionale dhe veçanërisht probleme mes çifteve.

Instituti për Studime Familjare (IFS) publikoi një studim mbi këtë temë, i cili tregoi se 40% e njerëzve, partnerët e të cilëve përdorin celularët e tyre pa ndërprerje, janë të pakënaqur në marrëdhënien e tyre. Në mënyrë të ngjashme, 26% jetojnë me frikën se martesa e tyre do të përfundojë me divorc.

Pra, nëse jeni martuar për një dekadë ose sapo keni hyrë në një lidhje, gjëja më e mirë për të bërë kur jeni me burrin tuaj është të jeni vërtet me të.

Shpirtërisht, fizikisht, mendërisht. Njoftimet në celularin tuaj do të qëndrojnë pa përgjigje, edhe pak, mos u shqetësoni./   S.M

Të fundit

I nxehti përvëlues përfshin Evropën, në Francë po ndodhin gjëra si kurrë më parë

Një numër rekord alarmesh për nxehtësi janë në fuqi në të gjithë Francën, ndërsa vendi dhe pjesë të tjera...

Marrja e një kredie për shtëpi do të bëhet më e vështirë nga 1 korriku

Nga data 1 korrik hyjnë në fuqi rregullat e reja të Bankës së Shqipërisë, të cilat kufizojnë kreditë për pasuri të paluajtshme. Nga e marta...

Gati 1 milion pasagjerë në qershor, shtohen fluturimet nga Rinasi

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka shënuar një tjetër muaj rritjeje të ndjeshme, duke pritur 999.688 pasagjerë dhe realizuar 6170 fluturime gjatë muajit qershor...

Zbulohet data, kur hyn në fuqi marrëveshja e pensioneve me Italinë

Duke nisur nga nesër (1 korrik 2025) hyn në zbatim të plotë marrëveshja dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore, e...

Lamine Yamal ka dy kushte për Barcelonën, Lewandowski do të zhgënjehet

Lamine Yamal po shijon pushimet, por ka menduar që tani për sezonin e ardhshëm. Mediat spanjolle zbulojnë disa nga kërkesat e tij që i...

Lajme të tjera

Web TV