Lajm i mirë! Elsa Lila rikthehet në Tiranë, zbulohet arsyeja e fortë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas shumë vitesh shkëputjesh nga skena, këngëtarja e njohur Elsa Lila riktheu ashtu si dikur emocionet e muzikës së saj në një duet me Capital T. Por një duet nuk do të ishte mjaftueshëm për artisten e dashur për të gjithë.

“Finalmente, Elsa” do të titullohet koncerti që do të na sjellë, në 1 nëntor, në Pallatin e Kongreseve ajo vajza e “lotit”, pas së cilës një herë e një kohë u marros i madh e i vogël.

Këngëtarja që na bëri të ndjeheshim krenarë ndërsa prezantohej si e para shqiptare që ngjitej në skenën e Sanremos, artistja që na ka qetësuar mendjen e shpirtin me melodinë e zërit e të këngëve të saj e që na ka bërë të besojmë, deri edhe një vit më parë kur u rikthye në skenën e Festivalit të RTSH-së, se muzika e vërtetë mund të krijohet e të këndohet me mjeshtëri ende.

Mund ta themi pa pikë dyshimi se do të jetë spektakolar po aq sa dhe melodioz, ky koncert i Elsa Lilës që vazhdon të sfidojë çdo ditë veten dhe kohën, me atë që di të bëjë më mirë, që s’e tradhton kurrë e që e ka kultivuar edhe më fort me rrethin e artistëve, me të cilët bashkëpunon prej vitesh në Itali, që kanë zgjedhur të bëjnë muzikën që u përket, atyre e një pjesë të madhe të kësaj shoqërie.

Tani, po guxon të vijë, bashkë me ata, për këtë koncert të madh, në Tiranën e saj, aty ku nisi gjithçka e ku ka ndjerë çdo herë, në çdo kohë, dashurinë, që publiku ka për gjithë vlerat artistike që ajo vazhdon të përcjellë, përmes botëkuptimit, zërit e tingujve të saj.

Që këtë herë do t’ua sjellë në një koncert live, në çdo tingull, nga fillimi deri në fund, që do të jetë i gjithi i saji, konceptuar me një program special muzikor.

Lexo edhe :  Erand Sojli konfirmon divorcin: E provuam, por kishte mbaruar gjithçka

Do të jetë ai koncerti, që si pa e ditur as vetë, e kemi pritur prej kohësh të ndodhë një ditë, këtu në Tiranë./   S.M

Të fundit

PD: Patronazhistët e Ramës janë emëruar nga KQZ-ja si vëzhgues të pavarur në zgjedhje

Partia Demokratike ka bërë një denoncim, duke publikuar emrat e disa personave që, janë patronazhistë të Partisë Socialiste dhe...

Australi/ Humb zgjedhjet “klienti” i La Civita, laburisti Albanese fiton kundër Dutton

Anthony Albanese, kryeministri me baba italo-shqiptar i Australisë, triumfoi në zgjedhjet parlamentare, të konsideruara si një moment kyç për politikën aktuale të vendit. Rezultatet paraprake...

Shqiptarët, kërkesë të lartë për birrë e kafe

Importi rekord i mallrave të akcizës ka shtuar të ardhurat në arkën e shtetit, teksa për tre muajt e parë të vitit kjo shifër...

Vrasja e Renato Hoxhajt në Vlorë, DETAJE të reja: Roja u ekzekutua nga dy armë të ndyshme

Detaje të tjera janë zbuluar nga vrasja e Renato Hoxhajt, mbrëmjen e 27 prillit në Vlorë, i cili u ekzekutua pranë banesës së tij. Policia...

Selanik/ Planifikonte ta vendoste në një bankomat, 38-vjeçares i shpërthen bomba në dorë

- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Selanik. Raportohet se një grua hodhi veten në erë me një bombë që me sa duket...

Lajme të tjera

Web TV