A e dini pse është e rëndësishme t’i hiqni stolitë para se të flini?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka disa arsye pse nuk duhet të mbani kurrë stoli gjatë gjumit, ndaj duhet t’i hiqni para se të shkoni në shtrat.

Shumë prej nesh kanë një stoli të veçantë që na është aq afër zemrës saqë nuk e heqim kurrë. Përveç kësaj, ndonjëherë thjesht harrojmë t’i heqim stolitë para se të flemë, dhe ndonjëherë na duket si humbje kohe.

Megjithatë, ka disa arsye pse nuk duhet t’i mbani stolitë gjatë fjetjes:

Në mëngjes do ta keni të vështirë ta hiqni unazën

Mund të keni vënë re se duart dhe gishtat tuaj duken pak më të mëdhenj në mëngjes. Kjo ndodh sepse, kur qëndrojmë të qetë gjatë natës, lëngu grumbullohet në inde dhe shkakton një ënjtje të lehtë. Nëse ju zë gjumi duke mbajtur unazën, do të jetë shumë më e vështirë ta hiqni në mëngjes. Për ta hequr unazën nga gishtat e fryrë, do t’ju duhet të përdorni sapun të lëngshëm ose vaj vegjetal për ta ndihmuar të rrëshqasë, ose edhe të vendosni dorën në ujë me akull për ta zvogëluar ënjtjen.

Stolitë mund t’jua çrregullojnë gjumin

Fjetja me një gjerdan mund t’ju vërë në rrezik, veçanërisht nëse jeni të shqetësuar në gjumë. Mund të ngatërrohet në flokë ose të mbështillet rreth qafës, dhe nëse gjerdani juaj i preferuar ka varëse, ato mund t’ju godasin ndërsa ktheheni në gjumë dhe ju zgjojnë.

Mund ta irritojnë lëkurën

Disa materiale të përdorura për prodhimin e stolive, si nikeli, mund të shkaktojnë reaksione alergjike, kruajtje dhe skuqje. Ndërsa ari dhe argjendi mund të duken si opsione të sigurta, ato shpesh përmbajnë edhe metale të tjera. Nëse keni lëkurë të ndjeshme dhe jeni të prirë ndaj alergjive, sigurohuni që stolitë tuaja të jenë prej të paktën ari 14 karatësh. Një karat më i lartë do të thotë se ari është më i pastër dhe më pak gjasa të shkaktojë një reaksion.

Lexo edhe :  Punëtorë që meritojnë dyfishin e pagës, është e pabesueshme çfarë arrijnë në punë!

Laprat e veshit mund të bëhen të varura

Fjetja me vathë të mëdhenj dhe të rëndë mund të zgjasë laprat e veshit tuaj, duke i bërë veshët tuaj të duken më të vjetër. Domethënë, veshët humbin elasticitetin me kalimin e moshës dhe nëse nuk u jepni pak kohë për të pushuar, mund të varen (para kohe). Mbajtja e vathëve gjatë natës gjithashtu mund të shkaktojë erë të keqe nga shpimi i veshëve. Kur sebumi i sekretuar nga lëkura juaj përzihet me qelizat e vdekura të lëkurës dhe bakteret, shkakton një erë të pakëndshme.

Mund të shkaktojë grumbullim të baktereve

Nëse nuk i hiqni rregullisht stolitë për t’i pastruar siç duhet, aksesorët tuaj të preferuar të modës mund të bëhen një terren për rritjen e papastërtive dhe baktereve. Për shembull, unazat që vijnë në kontakt të ngushtë me lëkurën shërbejnë si kurthe lagështie, duke krijuar mjedisin perfekt për rritjen e baktereve./  S.M

Të fundit

Grabitje në Dibër, hajdutët nuk kursejnë as frigoriferin, para, bizhuteri e ushqime

Një banesë është grabitur mbrëmjen e së shtunës në fshatyin Kastriot të Dibrës. Mësohet se persona ende të paidentifikuar...

Pas porosisë së Ramës, Bashkitë hapin zyrat për të ndihmuar pensionistët me e-Albania

Kaluan vetëm disa orë nga porosia e Kryeministrit Edi Rama që Bashkitë në të gjithë territorin të hapin zyrat e asistencës për pensionistët që...

Dy plagë në kokë me armë zjarri, niset drejt Tiranës 17-vjeçarja nga Vlora

Një vajzë 17-vjeçare, e cila mbeti i plagosur me armë zjarri në Vlorë, është nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. Sipas bluzave të...

“Na çliroi nga pengmarrja”/ Largimi i Berishës, dëmi më i madh që mund t’i bëhet PD-së!

Ndonëse askush nuk e ka ngritur brenda radhëve të PD-së idenë e largimit të Berishës, Edi Paloka i është bashkuar korit të atyre që...

Bulmeti me faturë/ Pilku: Shumë operatorë do të mbyllen

Nga dita e sotme, Tatimet nisën kontrollet për të rregulluar tregun e produkteve të bulmetit, duke kërkuar faturë tatimore. Aksioni që shihet nga qeveria si...

Lajme të tjera

Web TV