Begaj, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetares Rudina Dervishi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Bajram Begaj i përcolli sot një mesazh ngushëllimi familjes dhe bashkëpunëtorëve të gazetares Rudina Dervishi, e cila u nda nga jeta në moshën 53 vjeçare.

“Me keqardhje mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetares së seksionit shqip të “Zëri i Amerikës”, Rudina Dervishi”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit të Presidentit.

Gjatë 25 viteve të karrierës së saj në këtë medium, Begaj shprehet se ajo u shndërrua në një figurë të dashur për shqiptarët anembanë botës.

“I shpreh ngushëllimet më të thella familjes së saj, bashkëpunëtorëve dhe miqve të shumtë që ajo fitoi me zërin e saj të ngrohtë si gazetare dhe drejtuese e emisionit “Ditari””, citohet mesazhi.

Rudina Dervishi, gazetarja dhe drejtuesja e njohur prej shumë vitesh e emisionit televiziv “Ditari” të Zërit të Amerikës, u nda nga jeta të martën, më 12 shtator, në moshën 53-vjeçare, pas një beteje dy vjeçare me kancerin e gjirit.

Për më shumë se 25 vjet, Rudina dha një kontribut të çmuar me profesionalizmin e saj si një gazetare e apasionuar, duke mbuluar tema të shumëllojshme nga ekonomia, politika, të drejtat e njeriut dhe të gruas, e deri tek arti./   S.M

Të fundit

Samiti i NATO-s/ Momenti kur Rama mbërrin në darkën zyrtare, shoqërohet nga bashkëshortja

Pamjet që shihni janë momentet kur kryeministri Edi Rama ka mbërritur në darkën zyrtarë të organizuar nga Familja Mbretërore...

Murtaja e bagëtive/ Veterineri: Konsumimi i mishit të bagëtive nuk ka rrezik!

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” në News24 me Klevin Mukën ishte i ftuar mjeku veteriner Rushan Vrapi, i cili foli për...

Samiti i NATO në Holandë, Rama ndan foton familjare nga pritja e Familjes Mbretërore

Kryeministri Edi Rama ka ndarë foton familjare nga pritja që Familja Mbretërore ka bërë për liderët e NATO-s në Holandë. Liderët e vendeve anëtare të...

‘Blof’, miqësi dhe ndërmjetësim/ Si u arrit marrëveshja mes Iranit dhe Izraelit

Po sikur të ketë qenë një operacion i koordinuar që në fillim, për t’i dhënë mundësi të gjithë protagonistëve të shpëtonin “fytyrën”, në mos...

Mbi 110 milionë njerëz në Evropë të ekspozuar ndaj ndotjes akustike

Më shumë se 110 milionë njerëz në të gjithë Evropën janë të ekspozuar ndaj ndotjes së dëmshme akustike, duke çuar në rreth 66 mijë...

Lajme të tjera

Web TV