Injoron Dea Mishelin/Amos flet për jetën pas “BBV”: E rëndësishme është të mos fluturosh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori Amos Muji Zaharia është një emër i njohur dhe i dashur për të gjithë ata që e duan artin!

Emri i tij u lakua shumë gjatë pjesmarrjes në produksionin Big Brother Vip Albania ku u komentua për karakterin e tij por dhe për raportin me banoren Dea Mishel.

Edhe pse ky format ka muaj që ka përfunduar personazhe që kanë qenë pjesë e tij vazhdojnë ende të jenë shumë të komentuar në media.

I ftuar në “Fitstation” në News24 me moderatoren Çenkuela Hasa, Amosi tregoi për jetën pas këtij formati duke zbuluar dhe raportet me ish banorët.

Moderatorja: Shikojmë ish banorë që kërkojnë vëmendje në çdo formë dhe pse formati ka përfunduar, shohim dhe një Amos që ka zgjedhur të vazhdoj punën e tij, jetën e tij sikur s’ka qenë pjesë e këtij formati ndonjëherë.

Amos Zaharia: E rëndësishme si i thonë asaj shprehjes është të mos fluturosh me pras. Nuk është çështje protagonizmi, është ideja e famës, shikoni se po ha një vezë, shikoni sa bukur po takoj filanin

Moderatorja: Si i ke raportet me ish banorët, veçanërisht me Dean?

Amos Zaharia: Miqësi janë ato që krijohen që në fëmijëri, miqësi kam ruajtur me Oltën ose me disa ish aktorë, me personzhe të tjerë nuk kam ruajtur miqësi, as shpenzoj kohë me ta!/ S.M

Të fundit

Finiqi nuk po gjen qetësi nga zjarret, pritet ndihmë nga Greqia

Kanë kaluar pesë ditë kur zjarri ka përfshirë një zonë të vështirë malore mes Malçanit dhe Grazhdanit, në territorin...

Dëmtimi i Musialës, Neuer fajëson Donnarumman: “Unë do të kisha vepruar ndryshe”

Jamal Musiala pësoi dëmtim të rëndë dje, ndërsa PSG u përball me Bajernin në çerekfinalen e Botërorit për klube. Francezët fituan 2 me 0,...

Elon Musk sfidon Trump: Do hap Partinë Amerikane, e treta në SHBA

Pas luftës disajavore të fjalëve me njeriun që ndihmoi të rikthehej në krye të Shtëpisë së Bardhë, miliarderi Elon Musk vendos të sfidojë Trump...

Dorëzohet Interi, shet Calhanoglu dhe gjen menjëherë zëvendësuesin në SHBA

Interi është dorëzuar. Klubi zikaltër ka nisur kërkimin për një pasues të Hakan Calhanoglu, sepse turku nuk dëshiron të luajë më në Milano. Drejtuesit e...

Alarmi për bombë në Kuvend, Kurti: Kërcënimi erdhi nga Serbia

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar për herë të parë në lidhje me kërcënimin me bombë që ndodhi ditën e djeshme para seancës...

Lajme të tjera

Web TV