Përse nuk duhen hapur sytë nën ujë, sipas ekspertëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hapja e syve nën ujë mund të duket ide e mirë për shumë njerëz, veçanërisht kur jeni duke notuar në pishina. Megjithatë, ky veprim në dukje i padëmshëm mund të sjellë rreziqe të ndryshme për shëndetin e syve.

“Klori është një dezinfektues shumë i fuqishëm që në fakt dëmton shtresat e jashtme qelizore që mbrojnë kornenë”, shpjegon Dr. Muriel Schornack. Nuk është problem nëse hapni sytë herë pas here, por shikimi nën ujë për një kohë të gjatë mund të shkaktojë dëme serioze.

Dëmtimet janë acarimi dhe thatësia, pasi kimikatet dhe bakteret mund të ndikojnë në shtresën mbrojtëse të lotëve që mbulon sipërfaqen e syrit, duke çuar në infeksione dhe ulje të shikueshmërisë.

Sikur të mos mjaftonte kjo, noti në zona ku ka shumë objekte mund të rrisë rrezikun e goditjes së syve me ato objekte ose me bimë ujore. Kjo mund të çojë në gërvishtje të kornesë ose lëndime të tjera të syrit.

Në shumicën e rasteve, këto simptoma nuk zgjasin. Prandaj, nëse vërtet dëshironi të shihni nën ujë, rekomandimi mjekësor është të mbani syze noti. Megjithatë, edhe këto lente gjithashtu mund të thithin ndotës nga uji./  S.M

Të fundit

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

“Perëndimi të pranojë realitetin në Ukrainë”, Rusia nuk lëshon pe

Rusia nuk kërkon armëpushim në Ukrainë por një paqe të qëndrueshme. Këtë fakt e ka bërë të ditur, Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov...

Shkarkimet e drejtorëve nga Rama, kryebashkiaku Dredha: Kemi bërë analizë dhe…

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha në “Ditarin Qendror” i dha përgjigje disa pyetjeve lidhur me raportin e tij me kryeministrin, pasi edhe sot Edi...

Lajme të tjera

Web TV