Roma “shfryn mllefin” dhe shkatërron Empolin në Olimpico, Lukaku gjen rrjetën e parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Roma ka ka bërë detyrën në kampionat teksa mundi me goleadë 7-0 Empolin. Ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho fitoi penallti pas vetëm disa sekondash lojë, pasi Sebastian Walukiewicz preku topin me dorë. Nga pika e bardhë nuk gaboi Dybala, me portierin Etrit Berisha që i kuptoi krahun, por nuk mundi dot të neutralizonte sferën. Goli i dytë i skuadrës kryeqytetase dhe goli i parë me fanellën e Romës për Renato Sanches erdhi në minutën e tetë. Mysafirët ishin të pafat në minutën e 35-të, ku një autogol i Grassit thellon edhe më shumë diferencat.

Në pjesën e dytë, Lukaku me shokë e patën të lehtë për të menaxhuar rezultatin. Në të 55-tën, Dybala kompletoi dopietën, duke bërë që tifozët e Romës të buzëqeshnin në shkallët e stadiumit.

Sa i takon lojtarëve shqiptarë, përveç Berishës që ishte titullar në mesin e shtyllave, në pjesën e dytë te Empoli u aktivizua edhe mbrojtësi Ardian Ismajli, i cili mori vendin e polakut Walukiewicz. Spektakli i golave nuk kishte përfunduar ende, Cristante “tundi rrjetën” në minutën e 80-të, sakaq Romelu Lukaku “e bëri sefte” te Roma duke dërguar shifrat në 6-0. I shtati gol mban firmën e Mancinit.

Roma merr fitoren e parë në kampionat dhe tashmë fokusi është te ndeshja e radhës, ajo ndaj Torinos.

Të fundit

Inteligjenca Artificiale, Elton John dhe Dua Lipa i kërkojnë qeverisë britanike mbrojtje

Dua Lipa, Sir Elton John, Sir Ian McKellen dhe Florence Welch janë mes më shumë se 400 muzikantëve, shkrimtarëve...

Fushata mbaroi! Këto janë notat e “Fjala.al” për 30 ditët e partive politike

Sot jemi në heshtje zgjedhore dhe partitë politike sipas ligjit nuk mund të bëjnë asnjë thirrje politike. Nesër, 11 maj, shqiptarët do të vendosin...

“Na bëj një foto”, turistet nuk e kanë idenë se para tyre është Lamine Yamal

Teksa ndodhej në një ambient të hapur, disa vajza ndaluan yllin e Barcelonës, Lamine Yamal, dhe i kërkuan që t'u bënte foto, jo si...

Shembet kanali i hidrocentralit në Gramsh! Dheu ka zënë 2 punëtorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në fshatin Poroçan të Gramshit. Një masiv dheu dyshohet se është shembur në afërsi të një hidrocentrali. Dyshohet se...

Bllokuan makinën e sekretarit të përgjithshëm të PS, policia çon në SPAK Xhemal Gjunkshin

Policia e Dibrës ka dërguar në SPAK kandidatin e PD-së për deputet Xhemal Gjunkshi dhe 3 persona të tjerë pasi mbrëmjen e së premtes...

Lajme të tjera

Web TV