Vazhdon plazhi në Durrës! Rezervime deri më 20 tetor nga turistët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moti i ngrohtë dhe plot diell po favorizon zgjatjen e sezonit turistik në plazhet e Adriatikut.

Edhe numri i atyre që vijnë me tragete nga Italia në portin detar të Durrësit është më i lartë se një vit më parë, kur shtatori u shoqërua me reshje të vazhdueshme shiu.

Gjatë 24 orëve të fundit mbërritën me tragete në port mbi 1400 persona dhe 713 automjete. Në këtë stinë, plazhet ofrojnë më shumë qetësi, pastërti dhe çmime më të mira.

“Deri në këto momente hoteli është 100% i zënë dhe deri në datën 15 deri në 20 tetor jemi pothuajse plot”, është shprehur Blerim Norja, menaxher turizmi.

“I bukur, qetësi, det i pastër, as vapë, kënaqësi”, shprehet një turiste kosovare.

“Plazhi na pëlqen sepse ka ikur ajo nxehtësia e madhe edhe e përballojmë më mirë. Edhe çmimet më të ulëta sepse ne verë ka fluks më të madh”, thotë një tjetër pushuese.

Pushuesit e huaj janë të shumtë dhe gjatë vjeshtës dhe premtojnë se do të kthehen për të zbuluar pjesë të tjera të Shqipërisë, pasi kanë mbetur të kënaqur nga pushimet në Durrës.

“Po, unë jam nga Suedia dhe do të largohem nesër pasi qëndrova 10 ditë bashkë me 3 miq të mi. Kemi qenë në Durrës ku plazhi ka një shtrirje të madhe dhe është bukur. Ishim dhe në 3 vende të tjera në veri. Na pëlqeu gjithçka dhe do të kthehemi për të zbuluar jugun e vendit herën tjetër”, shprehet një turiste suedeze.

“Jemi nga Gjermania dhe është hera e parë. Shumë mirë gjithçka këtu. Zgjodhëm Durrësin se është afër me Tiranën, me aeroportin dhe ka plazh. Ushqimi është shumë i mirë dhe qetë. Nuk ka shumë jetë nate, po mbase ngaqë është vjeshtë.”

“Jemi në një udhëtim të shkurtër. Vetëm 4 ditë dhe po qëndrojmë në qytete, zona që janë afër aeroportit”, shprehet një çift gjerman.

Lexo edhe :  Harta e re me çmimet e pronave/ Si do ndikojë te procesi i rivlerësimit?

Jo vetëm në plazhe. Vjeshta është stina ideale për turet turistike kulturore. Çdo ditë mbërrijnë grupe turistësh të huaj dhe prenotimet përgjatë këtij sezoni janë të shumta, sipas tur operatorëve.

“Pjesa më e madhe e turistëve janë nga Polonia dhe vendet baltike dhe Çekia që zgjasin deri në fund të shtatorit”, u shpreh Blerim Norja./   S.M

Të fundit

Shtojca e re e WhatsApp s’ju lë të harroni asnjë mesazh!

WhatsApp po zhvillon një opsion të ri “Remind Me” që përdoruesit të mos humbasin bisedat e rëndësishme. Risia po testohet me...

Prapaskena e videos virale në koncertin e Coldplay

CEO i Privateer Rum, Andrew Cabot, ndodhej në një udhëtim pune kur gruaja e tij, Kristin Cabot, u kap nga kamera e puthjeve në...

Sherri Shabani-Lapaj, Mërtiri: Përçarja nuk do të thotë se s’ka ideale.

Analisti Ergys Mërtiri komentoi për ‘Real Story’ përçarjen brenda lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’ mes Lapajt dhe Shabanit. Mërtiri tha se debatet brenda kësaj partie vijnë...

E vërteta që rrodhi: WikiLeaks dhe dosja e fshehtë e Afganistanit

Më 25 korrik 2010, bota zuri frymën. WikiLeaks, platforma e themeluar nga Julian Assange, publikoi më shumë se 75 mijë dokumente sekrete ushtarake që...

Alarm në Itali nga virusi i Nilit Perëndimor, 32 raste dhe dy të vdekur

Italia ka konfirmuar 32 raste të infektimit me virusin e Nilit Perëndimor dhe dy viktima që nga fillimi i vitit 2025, në një kohë...

Lajme të tjera

Web TV