Fokusi tek arsimi profesional/ Manastirliu: Rritja e pagave të mësuesve prioritet absolut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, parashtroi prioritetet strategjike për të rritur cilësinë në arsim dhe mbështetjen për sportin, gjatë një takimi të zhvilluar sot me stafin e strukturave të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Ministrja Manastirliu u ndal tek promovimi i arsimit profesional dhe profilizimi dhe ndërkombëtarizimi i universiteteve, si një nga objektivat kryesore për t’iu përgjigjur ekonomisë dhe zhvillimeve të kohës.

“Do të përqendrohemi tek arsimi profesional, si lidhja më efektive me tregun e punës, duke i’u përgjigjur zhvillimit ekonomik. Një tjetër drejtim i punës së përbashkët do të jetë objektivi për profilizimin e universiteteve, bazuar në zhvillimin rajonal dhe ekonomik, ridizenjimi i kurrikulës universitare, në përputhje me kërkesat e tregut të sektorit publik dhe privat”,- tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, teksa e vuri theksin tek bashkëpunimi me universitetet prestigjioze ndërkombëtare, si dhe hapja e degëve të tyre në bashkëpunim me universitetet tona.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, foli për mbështetjen nëpërmjet rritjes së pagave dhe edukimin në vazhdim për të gjithë mësuesit.

“Do të rrisim rolin dhe figurën e mësuesit dhe do t’i mbështesim me edukimin në vazhdim dhe rritjen e pagave. Rritja e pagave do të jetë një prioritet absolut”, u shpreh Manastirliu.

Gjatë takimit me stafin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ministrja Manastirliu theksoi se do të standardizohet infrastruktura didaktike në rrjetin shkollor në çdo cep të vendit, për t’iu përgjigjur kohës dhe teknologjisë.

Gjatë prezantimit të prioriteteve, Manastirliu u ndal tek zgjerimi i platformave interaktive përmes digjitalizimi dhe inovaconit apo edhe inteligjencës artificiale.

Në fokus të veçantë, ministrja Manastirliu vendosi tek mbështetja për sportin, për çdo disiplinë, si dhe promovimi i kampionateve sportive në shkolla.

Lexo edhe :  57 mln euro import energjie në 6 muaj! Importi u pesëfishua, del raporti

Ministrja e Arsimit dhe Sportit lajmëroi nisjen e një turi të gjerë konsultimesh me mësues, nxënës dhe prindër në shkollat e vendit, si një platformë lëvizëse dialogu, për të përfshirë në bashkëbisedime të hapura trinomin prindër-mësues-nxënës, në funksion të përmirësimit të sistemit arsimor në vend/   S.M

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV