Lajm i keq! Shtrenjtimi i qirave do të vazhdojë, në Tiranë u rritën me 20% (Shkaqet)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjesh një shtëpi me qira në kryeqytet nuk është aspak e lehtë.

Çmimi i referencës tashmë i rritur për taksën e pronës, kërkesa e lartë për apartamente me qira, rritja e popullsisë së huaj që banon në Tiranë, por edhe rënia e euros në raport me lekun kanë rritur me 20% qiratë gjatë vitit 2023.

 “Jetoj në zonën e Brrylit, qiranë e paguaj 300 mijë lekë të vjetra, 1+1, por vilë private”.

Nëse do doje të shkëputeshe nga shokët për të jetuar vetëm, e përballon qiranë në raport me pagën që merr?

“Jo nuk e përballoj dot”.

“350, 1+1, për ne është ok, se jeni 3 goca që jetojmë bashkë”, thanë qytetarët.

Në zonën e Brrylit një apartament 1+1 kushton 300-350 mijë lekë të vjetra, një çmim ky i pranueshëm për ato studentë të cilët strehohen bashkë me studentë të tjerë, por sa i përballueshëm bëhet ky çmim për ata të cilët jetojnë vetëm apo me një partner?

 “Le ta themi që përqindja më e madhe arrijnë të mbijetojnë.  Të duhet të paktën të bësh dy punë që të rrisësh pak standardin e jetesës, të dalësh, ndonjëherë disi dhe të kursesh…”

Nëse do zgjidhni të jetoni në zemër të qytetit, këtu qiraja bëhet edhe më e vështirë. Në zona si Myslym Shyri, Rruga e Kavajës, apo Stadiumi Dinamo, çmimi më i ulët nis me 450 Euro.

 “Varion te 400- 500 Euro. Nuk është e përballueshme për zonën këtu”

“Një apartament 1+1 tek pallati që jetojë unë është 300-400€ , 2+1 500 Euro e sipër”, theksojnë qytetarët.

Por përpos çmimeve shumë të kripura të qirave, kushtet e agjencive imobiliare i detyrojnë qiramarrësit të nxjerrin nga xhepi njëherësh një shumë prej 1000-1500 Euro, si depozitë dhe paradhënie për shtëpinë e marrë, e cila e vështirëson edhe më shumë situatën për këtë kategori

Lexo edhe :  "Njëshi i Greqisë në Tiranë!"/ Berisha e mbyll fushatën me flamurin helen

 “Kushtet e agjencive kryesisht në Tiranë janë që minimumi i kontratës duhet të jetë 1 vjeçare, dhe paradhënia duhet të jetë 3 muaj, nga të cilat përfshihet, muaji i parë i qirasë, muaji i fundit dhe një muaj depozitë, për garanci për amortizimin apo dëmtimin e mobiljeve”, tha agjenti imobiliar, Erion Alimema.

Pyetjes nëse do të ketë një stabilizim të çmimit të qirave në kryeqytet agjentët imobiliar i përgjigjen kështu;

 “Aktualisht kërkesa vazhdon ta jetë e lartë dhe nuk mendoj që do ketë së shpejti stabilizim apo ulje të qirave, sepse të gjitha komplekset e reja që janë drejt përfundimit dhe shumë shpejt do jenë të banueshme, qiratë do jenë akoma më të larta së ç’janë aktualisht”, shtoi Alimema./   S.M

Të fundit

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Destabilizimi i qeverisë së brishtë të Sirisë, nën pretekstin e mbrojtjes së sektit Druzë, nuk do të bëjë asgjë...

“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim...

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

Lajme të tjera

Web TV