Pas ndarjes nga Olsi Bylyuku, Egli ka marrë këtë vendim…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndarja e Olsi Bylykut dhe Egli Takos vijon të përflitet kudo edhe pse kanë kaluar disa kohë që nga momenti që dyshja lajmëroi se i kishte dhënë fund lidhjes së tyre 5-vjeçare të dashurisë.

Ditën e djeshme, ka qënë Egli Tako ajo që ka dhënë një intervistë për programin “Mos i Bjer me Top”, drejtuar nga Erjola Doci dhe Ronlado Sharka, duke shkaktuar një zhurmë të madhe në rrjet rreth rrëfimeve të saj.

Dyshja ka vendosur të lërë pas të shkuarën dhe të fokusohet tek e ardhmja por duket se është ende shumë shpejt që Olsi dhe Egli ta kenë harruar përfundimisht njëri-tjetrin.

Ndërkohë që Olsi Bylyku ka ardhur me disa projekte të reja muzikore, të cilat kryesisht merren si një dedikim për ish të dashurën së tij, nga ana tjetër, Egli ka treguar për programin e djeshëm, se ajo ka vendosur të mos përfitojë nga kjo situatë e krijuar për të publikuar projekte të reja muzikore.

Këngëtarja ka treguar se momentalisht nuk e sheh muzikën si karrierën e saj dhe ka vendosur ta ndërpresë por që ende nuk e di nëse do të jetë e përkohëshme apo e përherëshme.

E pyetur nga Erjola se çfarë po ndodh me muzikën, Egli është përgjigjur: “Me thënë të drejtën me muzikën kam vendosur të bëj një shkëputje. Nuk e di ende nëse do të jetë një shkëputje e përherëshme apo e përkohëshme.

Nuk e di ende as vet sepse ndoshta më vonë ndryshoj mendim por momentalisht dua të shkëputem pasi çdo lloj projekti që unë mund të bëj në këtë moment, do interpretohej si shfrytëzim i momentit dhe se çdo projekt muzikor do keqpërdorej për shkak të situatës që ndodhem dhe do të merrej si një dedikim, gjë që nuk më pëlqen”.

Në intervistën e saj, Egli ka rrëfyer gjithashtu se pas ndarjes nga Olsi, ajo ka patur disa ngacmime nga djemtë e showbiz-it, duke mos zbuluar asnjë emër në veçanti por që thjesht Tako i ka njoruar.

Lexo edhe :  Dua Lipa në superformë, ndan foto nga festa e 30-vjetorit: Viti më i bukur

E pyetur sa i përket angazhimeve televizive, Egli është përgjigjur se ka marrë një ftesë nga produksioni për të qenë pjesë e “BBV3”.

Kërkesa po, dëshira jo, nuk mendoj se jam natyra dhe karakteri që i përshtatet atyre formateve.

Në “BBV” do më njihni për atë Eglin që është jashtë kornizës serioze, që është si fëmijë e qeshur, e hedhur dhe pak budallaqe…“, ka shtuar Egli./  S.M

Të fundit

Ndërpritet programi T4 i eutanazisë në Gjermaninë Naziste, pas mbetën 300 mijë viktima

Programi i eutanazisë "Aktion T4" ishte një nga kapitujt më të errët të regjimit nazist në Gjermani. Filloi në...

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo lejen e përdoruesve, kur ata...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

Lajme të tjera

Web TV