“Duhet larguar Berisha e berishizmi”/Bejko: PD s’do bashkohet kurrë me Foltoren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nënkryetari i PD-së, Roland Bejko tha në një intervistë për Euronews Albania se Partia Demokratike nuk do të bashkohet kurrë me Foltoren.

Sipas tij, bashkimi është fuqi, por jo me Berishën dhe ‘berishizmin’.

Bejko iu drejtua dhe Bardhit kur tha se është e pamohueshme që PD-ja ka investuar vetëm në ruajtjen e demokracisë dhe kurrë nuk ka bashkëpunuar me Ramën.

“Unë jam për bashkim, por me largimin e Berishës dhe ‘berishizmit’. Po u bashkua dhe Partia Demokratike me Foltoren në Shqipëri vendoset monopoli politik dhe materializohet përjetësisht marrëveshja e 2008-s midis Ramës dhe Berishës.

Marrëveshja e 2008-s i dha monopolin politik dy krerëve të dy partive dhe futi sistemin dy-partiak në Shqipëri, prandaj gjëja e parë që do të bëjë Partia Demokratike sapo t’i jepet mundësia, që të fitojë shumicën e shqiptarëve dhe të mbështetjes, do të shfuqizojë vendimin e marrëveshjes së 2008-s.

2008-ta e ka dëmtuar demokracinë, e ka dëmtuar sistemin zgjedhor dhe votën,” – u shpreh Bejko./  S.M

Të fundit

Merkato, Sancho përfundon në klubin e madh spanjoll?

Jadon Sancho. Ky është “sekreti” që ka ruajtur deri më sot trajneri Diego Simeone. Sipas mediave spanjolle, Atletico Madrid po...

Vetëvendosje: Gjykata Kushtetuese shkeli Kushtetutën

Lëvizja Vetëvendosje, me anë të një deklarate për mediat, deklaroi se "njoftimi i publikuar sot nga Gjykata Kushtetuese përbën devijim të rrezikshëm nga roli...

“Konflikti Rusi-Ukrainë, drejt ngrirjes më shpejt se sa pritej”

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk ka deklaruar sot se mundësia për një "ngrirje" të konfliktit ushtarak mes Rusisë dhe Ukrainës është më afër se...

Kosovë, BE u bën thirrje partive të respektojnë vendimin e Kushtetueses

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të premten partive parlamentare në Kosovë ta pranojnë vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me themelimin e...

Plani amerikan për Libanin, Hezbollahu çarmatoset brenda vitit

Shtetet e Bashkuara i kanë prezantuar Libanit një propozim për çarmatosjen e Hezbollahut deri në fund të vitit, së bashku me fundin e operacioneve...

Lajme të tjera

Web TV