Kush e pengon SPAK të ‘godasë’ djathtas?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Artur Ajazi

Që SPAK-u dhe kreu i saj Altin Dumani, po godasin fort korrupsionin dhe krimin e organizuar, kjo nuk vihet në dyshim. Që SPAK-u, po “trazon” ujërat” e rrjetit të korrupsionit në Shqipëri, dhe ka prishur edhe qetësinë e grupeve kriminale, edhe kjo nuk mund të mohohet. Por ajo që, më habit jo vetëm mua, por edhe çdo shqiptar, mbetet fakti se, SPAK-u deri sot ka “goditur” vetëm majtas.

Pra, duket sikur korrupsioni dhe krimi i organizuar, lindi dhe u zhvillua vetëm pas 2013. Duket sikur para atij viti, gjithçka qenë “qelibar”, duket sikur nuk ka ekzistuar korrupsioni, duket sikur nuk ka ekzistuar krimi, trafiqet, grupet kriminale, vjedhja dhe grabitja e pronave dhe milionave të taksapaguesve shqiptarë. Jo, kjo ndoshta ka qenë edhe më e theksuar se pas 2013.

Të mos harrojmë se, organizmat ndërkombëtare nga 2009 deri 2013, bënin thirrje të vazhdueshme qeverisë shqiptare, ish-kryeministri Berisha dhe organeve të drejtësisë, për të ndëshkuar krimin, korrupsionin, shkeljen e të drejtave të njeriut, grabitjet e pronave në bregdet, dhe ndryshuar situatën e krijuar. Bashkimi Europian dhe SHBA, bënin thirrje të vazhdueshme për “ndëshkimin e korrupsionit që kishte mbërthyer ministrat, zv.ministrat, drejtoritë, ligjvënësit, dhe shkëputjet e lidhjeve të tyre me grupet kriminale”.

Por thirrjet e tyre asokohe, binin në veshin e shurdhër. Atëhere, me plot të drejtë sot, lind pyetja, pse SPAK-u nuk mund të hapë dosjet akoma të nxehta të një ‘mali” me dosje korruptive të ish-qeveritarëve të kësaj opozite, që sot kërkojnë sërish pushtetin ? Përse dhe kush e pengon SPAK-un, të nisë me guxim dhe kurajo hapjen e dosjeve të korrupsionit, dosjeve të ish-ministrave dhe ish-pushtetarëve vendorë dhe qëndrorë të periudhës 2005-2013?

Lexo edhe :  Diskursi mbi Gazën është "Vylan-izuar" – kjo strategji shpërqendrimi nuk funksionon më

Edhe ata janë po aq të pasur nga ish-ministrat e arrestuar të kësaj qeverie, madje më milionarë se ata. Edhe ish-ministrat e Foltores, madje dhe ish-kryeministri i saj, janë po aq të akuzuar, madje jo vetëm nga organet kompetente në Shqipëri, por edhe ato amerikane, britanike, etj. Atëhere, edhe sa kohë do ti duhen SPAK-ut, të vendosë nisjen e hetimeve dhe ndëshkimin edhe të atyre që sot kapardisen majë vilave, resorteve dhe makinave 200 mijë euroshe, dhe “përbetohen për drejtësinë, begatinë e popullit dhe demokracinë”. “Ligji është i barabartë për këdo”, dhe ndëshkimi ligjor vonon por nuk harron. Kjo duhet ta udhëheqë kreun e SPAK-ut dhe prokurorët e asaj strukture kurajoze, për ti dhënë shqiptarëve shembullin e mirë të paanësisë, dhe barazisë para ligjit.

Nuk mund të bëjmë sikur “kemi harruar gjithçka ka bërë qeverisja e Berishës në 8 vite”, dhe të merremi me “ç’ka po bëjnë pushtetarët e sotëm”. Dyshimi mbi të vërtetën, nis kur drejtësia “harron” të shkuarën. Dosjet e korrupsionit, trafiq eve dhe krimit të organizuar 2005-2013, duhen nxjerrë nga “vrimat” dhe sirtaret, ku janë futur nga prokurorët dhe gjyqtarët e Plepave. SPAK-u, duhet të tregojë se nuk ka asnjë ndikim politik, ndryshe do të lëkundë besimin tek shqiptarët.

Të fundit

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të...

“Perëndimi të pranojë realitetin në Ukrainë”, Rusia nuk lëshon pe

Rusia nuk kërkon armëpushim në Ukrainë por një paqe të qëndrueshme. Këtë fakt e ka bërë të ditur, Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov...

Shkarkimet e drejtorëve nga Rama, kryebashkiaku Dredha: Kemi bërë analizë dhe…

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha në “Ditarin Qendror” i dha përgjigje disa pyetjeve lidhur me raportin e tij me kryeministrin, pasi edhe sot Edi...

Ku do të jetë Rama nesër? Zbulohet plani i kryeministrit për bashkitë

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama do të jetë nesër në Bashkinë e Fierit, më e madhe e bashkive të jugut. Pas...

Durrës, 4-vjeçarja del nga deti “e mbuluar” nga nafta

Deputeti Agron Shehaj ka postuar në rrjete sociale një video të kandidates për deputete të “Partia Mundësia” në Durrës, Jonida Meçe, e cila denoncon...

Lajme të tjera

Web TV