20 Shtator 1934/ Lind Sofia Loren, aktorja italiane me famë mbarëbotërore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 20 Shtator 1934 u lind në Romë Sofia Villani Scicolone, që më vonë e u bë njohur si Sofia Loren, diva e kinematografisë italiane dhe botërore. Loren u rrit në një familje të varfër në Napoli. Në adoleshencë, filloi të marrë pjesë në disa konkurse bukurie, ku tërhoqi vëmendjen e producentit italian Carlo Ponti (1912-2007). Në fillimin e viteve 1950, Ponti (që më vonë prodhoi realizoi filmin “La Strada” të Federico Fellinit dhe “Doktor Zhivago” në vitin 1965), filloi ta angazhonte në disa role të vogla dhe nga mesi i viteve 1950, simpatikja me flokët e errëta (tashmë e njohur si Sophia Loren), ishte shndërruar në një yll kinemaje në Itali.

Ajo fitoi famën ndërkombëtare në filmin në gjuhën angleze të vitit 1957, “Boy on a Dolphin”, duke aktruar në krah të Alan Ladd, dhe më pas në “The Pride and the Passion”, ku interpretoi së bashku me Frank Sinatra dhe Cary Grant (The Defiant Ones, Judgment at Nuremberg, Guess Who’s Coming to Dinner).

Në vitin 1957, Loren u martua në Meksikë me Pontin e divorcuar me prokurë, gjë që shkaktoi një skandal në Itali, një vend tejet katolik ku divorci asokohe ishte i paligjshëm. Loren vazhdoi të realizonte filma në Itali dhe SHBA, përkrah një liste të gjatë aktorësh yje të Hollivudit. Ajo u shfaq në krah të Clark Gable në vitet 1960 me “Is Started in Naples”, me Peter Sellars në “The Millionairess” në vitin 1960 dhe Charlton Heston, dhe “El Cid” në vitin 1961.

Në vitin 1962, Loren fitoi çmimin “Academy Award” për rolin e saj të vejushës, të mbërthyer në një trekëndësh dashurie me vajzën e saj adoleshente në filmin italian “Dy gratë” (provomuar në SHBA në vitin 1961, në Shqipëri i njohur më mirë si “Çoçaria”). Fitimi i çmimit Oscar e bëri atë aktoren e parë që e merrte këtë çmim, për një film në gjuhë të huaj.

Lexo edhe :  Maria Callas: diva e pakënaqur me një zë unik që la gjurmë në muzikën e operës

Ndër filmat e tjerë ku luajti Loren në vitet 1960 ishin “Lady L” (1965) me Paul Newman, “Arabesque” (1966) me Gregory Peck dhe “A Countess from Hong Kong” (1967) me Marlon Brando, nën rregjinë e Charlie Chaplin, që ishte edhe filmi i tij i fundit në këtë rol.

Pas lindjes së dy djemve të saj, Loren u tërhoq disi nga karriera si aktore, dhe filloi të shfaqej gjithnjë e më rrallë. Në vitin 2002, ajo luajti në filmin “Betëeen Strangers”, me rregji të djalit të saj më të vogël, Edoardo Ponti.

Kalendar

20 Shtator 1187- Nis rrethimi i Jerusalemit dhe përfundoi më 2 tetor 1187 me rimarrjen e Jerusalemit nga ushtria islamike e udhëhequr nga Saladini, dhe me rrëzimin e plotë të mbretërisë kryqtare të Jeruzalemit. Kjo ngjarje do të provokonte Kryqëzatën e Tretë.

20 Shtator 1519 – Ferdinand Magellani niset nga Spanja për një udhëtim detar përreth botës.

 20 Shtator 1946 – Mbahet Festivali i Parë Ndërkombëtar i Filmit në Kanë. Festivali u çel më 20 shtator 1946, dhe në të u përfaqësuan fillimisht 18 vende.

20 Shtator 1952 – Shkencëtarët konfirmojnë se ADN-ja e njeriut, përmban të dhëna të trashëguara.

20 Shtator 1984 – Njerëz persona humbën jetën gjatë shpërthimit në ambasadën e SHBA-së në Liban. Kamikazi, një anëtar i grupit ekstremist, Xhihadi Islamik – shpërtheu një kamion që kishte të ngarkuar 500 kg eksploziv para hyrjes së ambasadës.

20 Shtator 2000- Selia e shërbimit sekret britanik MI6 në Londër, sulmohet nga një grup i paidentifikuar me një raketë anti-tank RPG-22.

 

Të fundit

“Hapi dyert për 400 mijë njerëz”/ BBC: Kukësi qyteti i parë i nominuar për Nobel

Media prestigjoze thotë se qyteti po përdor historinë dhe mikëpritjen për të joshur turistët Qyteti i Kukësit bëri bujë në...

Pse ushqimet kanë shije tjetër në avion?

Fluturimi ndryshon perceptimin tonë për shijet e ushqimit për shkak të faktorëve të ndryshëm: 1. Temperaturat e ftohta në aeroplanë e zbehin aftësinë tonë për...

Ku punësohen më shumë të rinjtë?

Ndërsa bizneset po përballen çdo ditë e më shumë me mungesë të fuqisë punëtore, duket se zyrat e punës po luajnë rol të rëndësishëm...

U ndalua nga policia në vendin fqinj/Habit gazetari: Emri im figuronte në ‘listën e zezë’

Analisti Mentor Kikia, në një studio televizive ka vënë theksin në faktin që nga institucionet e shtetit grek janë konsumuar aktet më brutale në...

Njihuni me opsionin më të ri të WhatsApp

WhatsApp po ndryshon opsionin për dërgimin e mesazheve zanore. Në planin e masave të privatësisë, platforma po shton “View once” për mesazhet zanore ose ndryshe, ...

Lajme të tjera

Web TV