A janë të trashëgueshme sëmundjet mendore nga prindi te fëmija? Çfarë thonë ekspertët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në betejën për të zbuluar shkaqet e sëmundjes mendore, shkencëtarët po shohin gjithnjë e më shumë nga faktorët gjenetikë. Ekspertët analizojnë gjasat e kalimit të sëmundjeve nga prindërit te fëmija. Për shumë njerëz, shëndeti mendor është diçka shumë e vështirë për ta diskutuar. Në Kolegjin e Mbretit në Londër (KCL), kërkuesit po kërkojnë të dinë më shumë rreth gjenetikës së shëndetit mendor.

Studimet te binjakët dhe historitë familjare kanë provuar se sëmundjet e shëndetit mendor kanë një kontribut gjenetik. Por vetëm në vitet e fundit shkencëtarët kanë mundur të identifikojnë ndryshimet gjenetike që kanë shkaktuar këtë shtim të rrezikut. Është zbuluar se 108 gjene dallojnë te njerëzit me skizofreni. Nëntë prej tyre janë lidhur me depresionin, 20 me çrregullimin bipolar. Shkencëtarët presin të zbulojnë edhe shumë të tjera që ndahen në kushte të ndryshme.

Duke kuptuar më mirë lidhjen gjenetike, personat që mund ta kenë të trashëguar çlirohen nga ndjesia e fajit dhe pashmangshmërisë që të jep depresioni. Nëse keni një prind me depresion, keni dyfish më shumë gjasa të përjetoni depresion. Në rastin e bipolaritetit, gjasat katërfishohen. Edhe në skizofreni, mundësia që të vuani edhe ju është 8-fish. Ka edhe rreziqe nga të afërmit, por shifra është shumë më e ulët. Po ashtu, përvoja e jetës ndikon shumë në faktin nëse do të zhvilloni apo jo edhe ju sëmundjen mendore./E.Ç

Të fundit

Miliardierja më e re në botë që ia kalon dhe Taylot Swift, u bë e pasur nga AI

Lucy Guo, 30 vjeç, ka kaluar këngëtaren dhe kompozitoren Taylor Swift për t'u bërë miliarderja më e re në...

Berisha në Gjirokastër: Vendi është zhytur në mjerim, ka familje që s’hanë dot tre vakte

Sali Berisha mbrëmjen e sotme ishte në qytetin e Gjirokastrës, ku përveç prezantimit të kandidatëve për deputetë të këtij qarku për koalicionin “Aleanca për...

KPK e shkarkoi nga detyra prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, KPA e rikthen

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, i cili u shkarkua nga detyra nga KPK. Trupi gjykues i...

Pete Davidson nis procesin e dhimbshëm të heqjes së tatuazheve: Më duhen 10 vite

Pete Davidson, aktori i njohur amerikan, ka zbuluar se ka nisur një proces të gjatë dhe të dhimbshëm për të hequr më shumë se...

Shehaj në Kukës: Kryeministri gënjen haptazi kur thotë se mbështet Altin Dumanin

Nga takimi i fushatës në Kukës, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama për hipokrizi të thellë në lidhje me drejtësinë dhe mbështetjen e SPAK-ut,...

Lajme të tjera

Web TV