“Bardhi figurë komike”/ Gazetari: E bën vetëm të jetë në listën e Berishës për deputet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Baton Haxhiu tha në një intervistë për Euronews Albania se pavarësisht se e ka pëlqyer Gazment Bardhin, tashmë ai ka kaluar në pozicionin e një figure komike që gjithçka po e bën vetëm të jetë në listën e Sali Berishës.

Sipas gazetarit, gjithçka po bëhet tani është vetëm për zgjedhjet e vitit 2025.

“Bardhi do të jetë një prej figurave që unë e kam pëlqyer, por do të jetë një prej figurave komike në këtë proces, pikërisht sepse të ardhmen e sheh brenda një strukture konjukturale për të qenë ose për të fituar postin e deputetit dhe asgjë më shumë dhe një njeri i cili ka bërë beteja publike ta zhvendosë veten…mendoj që deputetët e tjerë janë pa ndonjë kredibilitet publik, janë të vlerësuar nga vendet ku vijnë, por nuk kanë treguar asgjë dhe fakti që Bardhi i cili e ka mbajtur barrën kryesore gjatë kësaj periudhe, kundër Berishës dhe të tjerëve dhe shkon në shtratin e tij, ka të bëjë me dinjitetin dhe problemi është që këtu dinjiteti ka humbur me kohë e njerëzit kanë kaluar tërësisht në një pozicion pragmatik.

Ky pragmatizëm është i përqendruar te zgjedhjet e vitit 2025 që me siguri Bardhi mendon se do të jetë në listën e Berishës ose në partinë që vjen, sepse çështja e partisë tashmë ka përfunduar,” – u shpreh Haxhiu./  S.M

Të fundit

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Theo Hernandez në Arabi, Allegri gjen zëvendësuesin

Pas largimit të Theo Hernandez drejt Arabisë Saudite, Milan po ndjek disa emra për krahun e majtë të mbrojtjes, por momentalisht në krye të...

Ermal Mamaqi: Regjisorët nuk më jepnin role, prandaj bëra filmat e mi

Aktori i humorit, Ermal Mamaqi ka folur së fundmi lidhur me largimin e tij nga bota e televizionit tashmë prej vitesh, ndërsa është fokusuar...

Berisha: Ramaduro të ndalojë terrorin mbi banorët e Thethit

Sali Berisha përmes një postimi në rrjete sociale ka reaguar në lidhje me përplasjen e banorëve të Thethit me policinë dhe IMKT-në, të cilët...

Lajme të tjera

Web TV