Mëngjesin e sotëm i hapëm sytë me një lajm të tmerrshëm, ku disa edukatore të një kopshti në Fushë-Kosovë, kishin dhunuar në mënyrë brutale një të mitur të moshës 3-vjeçare.

Të gjithë u shokuan nga pamjet e rënda, të cilat u bënë publike nga vetë familjarët e vogëlushit të dhunuar.

Në lidhje me këtë ngjarje ka bërë një reagim të gjatë edhe opinionistja e “Për’puthen”, Neda Balluku, ku shprehet se është shumë e vështirë të jesh fëmijë sot.

Reagimi i saj i plotë në profilin e “Instagram”-it:

“Shume raste dhune neper institucione te ndryshme vijne nga Kosova. Jane si ne ne vitet ’90 apo fillim 2000. Une tmerrohesha nga zysha e klases se pare qe kam patur se i rrihte kalamajt i zhdepte ne plot kuptimin e fjales.

Ndersa sot i shkoj zyshes dhe i kerkoj te jete pak me e stoike me femijen tim. Me percjell me nje “do shoh çfare mund te bej” por une e di qe shtigjet e komunikimit te sotem mes mesuesit dhe nxenesit, edukatores dhe femijes, jane te pafundme dhe shpesh ne prinderit nuk i kuptojme. Ata e dine me mire! Dhe kjo eshte gjeja e duhur.

Por ju te tjerat, qe nuk e beni dot kete, nderroni pune kur s’i perballoni dot femijet. Se e zgjidhni mesuesine me motivacione te gabuara dhe siperfaqesore, sepse jane “pune per femra” “je ne oren 2 ne shtepi”, “fundjava dhe festat pushim”.

Ky eshte motivi perse i zgjidhni. Puna me femije e nxenes eshte vokacion. Eshte mision.

Mire qe kemi trasheguar shoqeri te dhunshme. Dhe dhuna prodhon dhune. Jemi dhunuar ndaj dhunojme.

Por te pakten mos u vini ne kushte per ta ushtruar dhunen. Shkoni hipni mbi vinç, ose zetorr, shtroni ndonje asfalt rruge dhe shfryni agresivitetin qe keni kur ju ngec marrshi.

Lexo edhe :  Zbulohet data/ Ja kur do të zhvillohet seanca në Apel për Erion Veliajn

Fatkeqesisht kjo dynja eshte shume e veshtire per femijet. Nje here me prinder qe u bien per pjese.

Sepse cfare nuk kemi pare. Pastaj pjesa qe u bie per mesues e keshtu me radhe. Por per shumicen e prinderve, Zoti eshte lart ne qiell dhe femija Zoti ne toke dhe nuk do te kete me ligj e burg qe ju merr persiper”. /   S.M