Kuvendi njeh Gaz Bardhin si kreun e grupit të PD, zbulohet e-maili zyrtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i grupit parlamentar është kthyer në një çështje brenda PD-së, pasi në seancën e fundit parlamentare, Lulzim Basha njoftoi Kuvendin se me ndryshimet në strukturat e partisë së vulës, kryetare e grupit do të ishte Flutura Açka.

Por, duket se kjo kërkesë e Bashës nuk është njohur nga Kuvendi, të paktën për momentin, pasi përmes një e-maili zyrtar, është thirrur Gazment Bardhi si kreu i grupit të PD-së, në mbledhjen e ardhshme të Konferencës së Kryetarëve.

Do të marrin pjesë dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla, kryetarët e grupeve parlamentare dhe kryetarët e Komisioneve Parlamentare.

Ndërkohë pjesë e mbledhjes është edhe Flutura Acka dhe kjo për shkak se është Kryetare e Komisionit Parlamentar të Medias.

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve do të zhvillohet ditën e sotme, 20 shtator, në orën 14:30.

Në mbledhje do të diskutohet: 

1. Shqyrtimi i draftkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 25 shtator – 13 tetor 2023. –

2. Shqyrtimi i kërkesës së bashkëkryetarëve të Komisionit të Posaçëm Parlamentarë për Reformën Zgjedhore, për shtyrjen e afatit të veprimtarisë së këtij komisioni.

3. Raportimi periodik mbi ecurinë e zbatimit të Planit të Veprimit të Kuvendit për Zbatimin e Rekomandimeve të Raportit të KE-së për Shqipërinë për vitin 2022, periudha 1 Janar/  S.M

 

Të fundit

Gjysmëfinalja e parë e Botërorit të Klubeve, formacionet e skuadrave Fluminese-Chelsea

Gjithçka është gati për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Botës për Klube midis Fluminense dhe Chelsea. Ndeshja do të luhet në stadiumin...

Të shpëtojmë bujqësinë! Qeveria jep 30 mln euro garanci sovrane

Bujqësia siguron rreth 20% të PBB-së së vendit dhe ofron punësim për rreth 1/3 e popullsisë, ndërkohë që përfiton më pak se 2% të...

E bujshme/ Djali i trajnerit Carlo Ancelotti merr drejtimin e ekipit të madh brazilian

Botafogo ka zyrtarizuar në stol Davide Ancelottin. Djali i Carlos ka firmosur një kontratë, të vlefshme deri në fund të sezonit 2026. Për Davide Ancelottin...

Kandidati demokrat: “Hajduti mbetet hajdut, si i kuq, si blu”

Aulon Kalaja, kandidati i Partisë Demokratike në Qarkun e Durrësit, në një lidhje direkte me studion e “Ditarit” theksoi se do të shkojë në...

Theth, banorët kundërshtojnë aksionin e IMT, përplasen me policinë

Dhjetëra banorë të fshatit turistik të Thethit, të cilët kundërshtojnë për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonë, janë përplasur pasditen e sotme me...

Lajme të tjera

Web TV