21 shtator 1792/ Franca anulon monarkinë, dhe shpall republikën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Natën e 10 gushtit 1792, kryengritësit, të mbështetur nga një komunitet i ri revolucionar i Parisit, sulmuan Tylëritë. Familja mbretërore u burgos, dhe një mbledhje e shpejtë e Asamblesë Legjislative e pezulloi monarkinë; ndërsa qenë të pranishëm vetëm një e treta e deputetëve ishin të pranishëm, pothuajse të gjithë Jakobinë. Ajo që mbeti nga një qeveria kombëtare, varej nga mbështetja e Komunës.

Kjo e fundit dërgoi banda nëpër burgje duke masakruar për vdekje mbi 1400 njerëz, ndërsa i drejtoi një qarkor qyteteve të tjera franceze, duke i ftuar ta ndiqnin këtë shembull. Asambleja bëri një rezistencë të dobët. Kjo situatë vazhdoi derikur Konventa, e ngarkuar me shkrimin e një kushtetute të re, u mblodh më 20 shtator 1792 dhe u bë de fakto qeveria e re de e Francës.  Të nesërmen, ajo njoftoi anulimin e monarkisë dhe shpalljen e republikës.

Kjo masë erdhi një vit pasi Mbreti Luigi XVI, miratoi me gjysmë zemre një Kushtetutë të re, që i hoqi atij pjesës më të madhe të kompetencave. Mbreti u përpoq të arratisej në qershorin e vitit 1791 për t’u bashkuar me fisnikët në mërgim, por nuk pati sukses, ndërsa u ekzekutua në gijotinë pak kohë më vonë.

Kalendar

21 Shtator 1921- Një kullë që përmbante 4500 ton përzierje të sulfatit të amoniit dhe nitratit të amoni shpërtheu në një fabrikë në Oppau, në Gjermani, duke vrarë rreth 600 njerëz e plagosur 2.000 të tjerë.

21 Shtator 1964 – Malta fiton pavarësinë e saj nga Mbretëria e Bashkuar. Vendi ishullor ra nën kontrollin britanik në vitin 1814, si pjesë e Traktatit të Parisit.

21 Shtator 1327 – Mbreti i Anglisë Eduardi II, vritet me urdhër të bashkëshortes së tij.

21 Shtator 1520- Sulejmani (i Madhërishëm), biri i Sulltan Selimit, bëhet sulltani i ri i Perandorisë Osmane. Nën sundimin e tij, perandoria arriti zgjerimin e saj më të madh në 3 kontinente, Azi, Evropë dhe Afrikë.

Lexo edhe :  Sekretari i NATO-s: Investoni në mbrojtje ose filloni të mësoni rusisht

21 Shtator 1993 – Rusia zhytet në një krizë kushtetuese, kur presidenti i atëhershëm rus Boris Jelcin e pezulloi parlamentin dhe e shfuqizoi Kushtetutën ekzistuese.

21 Shtator 1999 – Një tërmet i fortë godet Tajvanin, duke vrarë më shumë se 2.400 njerëz dhe  plagosur mbi 11 mijë të tjerë. Dëmet matariale i kapërcyen 10 miliardë dollarët.

 

 

Të fundit

E qëlluan me thikë në Londër, dy 21-vjeçarët dënohen për vrasjen e shqiptarit (FOTO)

Dy të rinj nga Tottenham janë shpallur fajtorë për vrasjen e shtetasit shqiptar Ervin Baraku, i cili u godit...

“PD shpalli ‘tradhtarë’ numëruesit e vet, ‘firmosi’ numërimin elektronik”

JAKIN MARENA Brenda Partisë Demokratike ka nisur një përplasje e fortë dhe me pasoja aspak të mira në lidhje me ‘tradhëtinë’ e numëruesve demokratë...

Banka e Shqipërisë ndërhyri në treg duke blerë Euro, por nuk ka efekt!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun pësoi përsëri rënie të premten dhe preku një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit...

Izrael-Iran, SHBA merr vendimin e parë pas situatës!

Pentagoni po zhvendos anije luftarake dhe burime të tjera ushtarake në Lindjen e Mesme për të ndihmuar në mbrojtjen e Izraelit dhe të trupave...

Vuçiç: Kemi surpriza nga dy vende për pavarësinë e Kosovës

Në Pragë, ku po merr pjesë në punimet e forumit të lartë GLOBSEC, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të hzvillojë edhe një bisedë...

Lajme të tjera

Web TV