Pas gjashtë vitesh, Arsenali u rikthye në Ligën e Kampionëve.
Sfida u zhvillua në “Emirates Stadium”, megjithatë stadiumi nuk do të quhet kështu për shkak të rregullave të qarta të UEFA-s.
Stadiumet në Ligën e Kampionëve nuk mund të mbajnë emrin e një sponsori dhe duke qenë se Emirates është sponsori kryesor i Arsenalit, klubi londinez është dashur të regjistrojë një emër tjetër për këtë stadium.
Topçinjtë nuk u menduan shumë dhe regjistruan emrin “Arsenal Stadium” për ndeshjet si vendas në këtë sezon.