Ernest Muçi fenomenal në Europa League, shqiptari shënon dopietë dhe i jep fitoren Legias

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ernest Muçi ishte padyshim heroi i Legias së Varshavës në sfidën e Conference League ndaj anglezëve të Aston Villës, pasi shënoi dy gola, njëri më i bukur se tjetri, në suksesin 3-2 të polakëve.

Sulmuesi 22-vjeçar shqiptar u zëvendësua në minutën e 72-të dhe u shoqërua me ovacione nga tifozeria polake, që thirri në kor emrin Ernest Muçi për shumë sekonda.

Muçi ishte njeriu i ndeshjes, teksa sajti sportiv SofaScore e vlerësoi me notën e lartë 8.5. Si më i miri i ndeshjes, sulmuesi shqiptar u vlerësua edhe nga mediat polake që vlerësonin performancën dhe guximin e sulmuesit shqiptar.

“Kur ai u largua nga fusha në minutën e 71-të, ai u prit me ovacione dhe i gjithë stadiumi brohoriti emrin e tij. Me meritë. Muçi ishte heroi i Legias në ndeshjen kundër Aston Villas. Shqiptari shënoi dy gola, duke qenë lojtari më i mirë në fushë. Muçi luajti trimërisht, nuk u tremb nga veprimet individuale, të cilat i dhanë dobi në aksionin e golit për të çuar rezultatin në 3-2. Sulmuesi i Legias mund të kishte shënuar edhe një gol para pushimit, por Ezri Konsa e ndaloi në momentin e fundit. Pavarësisht kësaj, Muçi luajti në mënyrë perfekte. Nëse dëshironi të shkëlqeni, është padyshim kjo mënyrë loje dhe në ndeshje të tilla”, shkruajnë mediat polake.

Të fundit

Aksioni i IKMT-së për shembjen e ndërtimeve në Theth, protestueses i bie të fikët

Njërit prej protestuesve kundër aksionit për shembjen e objekteve në Theth i ka rënë të fikët. Nga pamjet nga vendngjarja,...

Nxehtësia ekstreme është e ardhmja jonë – qytetet evropiane duhet të përshtaten

Nga Alexander Hurst* Gjelbërimi, hija dhe pishinat nuk do ta zgjidhin krizën klimatike – por po bëhen gjithnjë e më jetike. Tre vite më parë, kur...

Përurimi i shtatores së Josif Budës/ Berisha nga Kavaja: Rama burgos kundërshtarët!

Kreu i PD-së, Sali Berisha, nga Kavaja ku mori pjesë në përurimin e shtatores së Josif Budës, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka shkretuar...

Kim Jong‑un përballë drejtësisë/ Abuzime seksuale dhe krime kundër njerëzimit

Një dezertuese nga Koreja e Veriut po ngre padi civile dhe penale kundër udhëheqësit të vendit, Kim Jong Un për abuzime me të cilat...

Ndryshimi i madh në fluturime brenda zonës Schengen, mjafton vetëm bileta e avionit

Pas një prove në disa fluturime të veçanta, tani rregulli i ri pritet të vlejë për të gjitha fluturimet kombëtare në Itali dhe ato...

Lajme të tjera

Web TV