“Kujdes kur rri me non grata”, ambasada e SHBA dhe BE mesazh Bardhit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy ambasadat kryesore në vend kanë rrëzuar teoritë se mbështesin Gazmend Bardhin si kryetar të grupit të PD-së. SHBA dhe BE thonë se nuk ndërhyjnë në punët e brendshme të partive.

“Shtetet e Bashkuara besojnë se institucionet demokratike funksionale, përfshi një opozitë, janë jetike për çdo demokraci të shëndetshme. Nuk është roli i ambasadës që të zgjedhë se kush udhëheq partitë politike në Shqipëri”,” thotë ambasada e SHBA.

“Delegacioni i BE-së beson në rëndësinë vendimtare të opozitës për funksionimin e institucioneve demokratike. Megjithatë, Delegacioni i BE-së nuk komenton dhe nuk ndërhyn në punët e brendshme të partive politike”, shprehet nga tjetër BE.

Ambasada amerikane shkon edhe më tej, duke i dërguar një mesazh konkret Gazmend Bardhit, i cili, së fundmi ka bashkuar forcat me Sali Berishën.

“Gjithashtu, nuk e kemi ndryshuar pozicionin tonë në lidhje me individë të shpallur (non-grata) në Shqipëri dhe nxisim të gjithë aktorët që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura të tilla” shton ambasada e SHBA.

Reagimet erdhën pasi Gazmend Bardhi tha publikisht se të dy ambasadat e kishin kontaktuar në cilësinë e kryetarit të grupit të PD-së për të zgjidhur cështjen e Avokatit të ri të Popullit.

“Shtetet e Bashkuara takohen rregullisht me komisionet parlamentare në lidhje me legjislacion kyç, të tillë si ai për Avokatin e Popullit, i cili luan një rol të rëndësishëm në reformën në drejtësi” thekson ambasada.

“Delegacioni i BE-së mbështet plotësisht çdo përpjekje të ndërmarrë për finalizimin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, një tjetër hap i rëndësishëm për Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në BE. Në rastin konkret, Delegacioni i BE-së nuk ka diskutuar me anëtarët e opozitës për çështjen e papërfunduar të zgjedhjes së Avokatit të Popullit nga parlamenti” shton delegacioni i BE.

Lexo edhe :  Kërkesa për dorëheqjen e Berishës/ Boçi: Pasion momental i kritikëve, se heqim dot

Avokati i Popullit nuk po zgjidhet prej 14 muajsh, për mungesë konsensusi mes palëve politike, pasi ky pozicion për traditë i është lënë opozitës dhe kandidati fitues duhet të marrë 84 vota./   S.M

Të fundit

Pensionet e reja, sa kohë kërkon miratimi i dosjes? Shkodra ka nivelin më të ulët

Çdo individ që mbush moshën e pensionit dhe përgatit dosjen për përfitim financiar, do duhet të presë një kohë...

Bankat mëmë në Evropë: Shqipëria, shumë fitimprurëse!

Tregu bankar në Shqipëri mbart shumë potencial për zhvillim. Sipas një pyetësori të Bankës Evropiane të Investimeve, 75% e grupeve bankare të Evropës Qendrore,...

Zelensky nuk pranoi të takohet në Moskë, Bjellorusia e gatshme të organizojë takimin

Bjellorusia mund të organizojë një takim midis presidentëve Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin me kërkesë të Moskës, tha sekretari i shtypit i udhëheqësit bjellorus,...

Beteja vendimtare dhe fushata e Halid bin Ualidit

Në vitin 636, gjatë periudhës së kalifatit të Rashidunëve, forcat arabe myslimane të udhëhequra nga gjenerali i shquar Halid bin Ualid u përballën me...

Tirana “thyen” qarqet e tjera për sigurimin e jetës, makinës apo pronës

Tirana rezulton të ketë paguar më shumë para për të siguruar jetën, makinën apo pronën gjatë vitit që lamë pas. Të dhënat më të fundit...

Lajme të tjera

Web TV