Pas Zelensky-t, edhe deputeti ukrainas përgëzon Ramën: Ajo që bëre me Rusinë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko përgëzoi qasjen e kryeministrit Rama në Këshillin e Sigurimit në OKB ndaj Rusisë dhe Ukrainës.

Sipas deputetit është shumë e rëndësishme mbështetja që kanë marrë për integritetin territorial.

“Mendoj se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bëri një punë shumë të mirë. Ai foli qartë dhe sakte dhe veproi mirë kur ndaloi ambasadorin rus që po ngrinte akuza kundër Ukrainës.

E veçantë ishte pjesa kur Rama i tha ambasadorit se nëse nuk donte të dëgjonte Ukrainën atëherë ishte i lirë të largohej. Kjo ishte gjëja e duhur,” – u shpreh Goncharenko.

Deputeti ukrainas shtoi gjatë intervistës për Euronews Albania se është qesharake të thuash në Këshillin e Sigurimit qe Rusia po përpiqet të ofrojë opsione për paqe.

Ndërkohë sa i takon një mundësie për të arritur paqen mes Ukrainës dhe Rusisë pas një viti e gjysmë luftë, Goncharenko tha: “Nuk ka asnjë negociatë mes Ukrainës dhe Rusisë.

Ne jemi të qartë për qëndrimin tonë që nuk mund t’i lëmë asnjë territor Rusisë. Plani i paraqitur nga presidenti Zelensky në Kombet e Bashkuara e konfirmon këtë pozicion.

Edhe pse ne jemi të gatshëm të bisedojmë për paqen, është Rusia ajo që do të ruajë kontrollin mbi disa territore ukrainase, por jemi ne që nuk do ta pranojmë kurrë këtë”, shtoi deputeti ukrainas. /   S.M

Të fundit

Zjarr në hotelin në pronësi të Cristiano Ronaldos në Marok

Hoteli i Cristiano Ronaldo në Marok është përfshirë nga flakët, ndërsa sipas raportimeve të deritanishme zjarri është vënë relativisht...

Rrëfimi i një siriani në Kosovë: Si i ika luftës, por mbeta i burgosur në Prishtinë

Frikë se do të detyrohej t’i merrte armët për të luftuar për regjimin e tashmë ish-presidentit sirian, Bashar al-Assad, frikë se do të duhej...

Efektet e tarifave të Trump, tregjet globale të aksioneve vijojnë rënien

Vijojnë të bien tregjet globale të aksioneve në mbarë botën që kur Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi tarifa të reja për importet nga...

Gazeta saudite zbulon propozimin e ri egjiptian për armëpushim në Gaza

Një propozim i ri egjiptian për të arritur një armëpushim në Rripin e Gazës është zbuluar nga gazeta saudite Asharq Al-Awsat, e cila citon...

“Qeveria ka bllokuar Tik Toku-n”/ Berisha denoncon në KE: Po na kontrollojnë internetin!

Lideri i Opozitës, Sali Berisha, ka denoncuar para grupit konservator të KE-së faktin se Qeveria shqiptare ka instaluar pajisje DPI për të kontrolluar internetin...

Lajme të tjera

Web TV