Rusia nis sulmet me raketa ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompania shtetërore e energjisë së Ukrainë, Ukrenergo deklaroi se sulmet me raketa të Rusisë gjatë natës shkaktuan dëme në objektet e energjisë në rajonet perëndimore dhe qendrore në vend.

Ukrenergo tha se ishte hera e parë që Rusia kishte nisur sulme në infrastrukturën e energjisë elektrike në gjashtë muaj, shkruan CNN.

Sulmet vijnë ndërsa Ukraina përgatitet për muajt e dimrit. Vitin e kaluar, Rusia filloi një seri sulmesh intensive ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës në tetor.

“Për shkak të pasojave të sulmit, pati ndërprerje të pjesshme në rajonet Rivne, Zhytomyr, Kiev, Dniproptrovsk dhe Kharkiv. Furnizimi me energji elektrike po rikthehet për konsumatorët,” tha Ukrenergo.

“Për shkak të armiqësive dhe arsyeve të tjera, 398 vendbanime mbeten pa energji elektrike që nga mëngjesi”, thuhej më tej në deklaratën e kompanisë shtetërore të energjisë në Ukrainë./I.S

Të fundit

E pazakontë në Mirditë, 31-vjeçari denoncon humbjen e bashkëshortes

Një 31-vjeçar ka denoncuar në Policinë e Mirditës humbjen e gruas, shtatë vite më e madhe nga ai. Kallëzimi ëhstë...

Ronaldo i zhgënjeu të gjithë, zbulohet arsyeja e mungesës në funeralin e Diogo Jotës

Funerali i Diogo Jotës dhe Andre Silvës pa qindra personalitete të futbollit të merrnin pjesë në Gondomar. Mungesa që ra më tepër në sy...

Gjermani/ Rënie prej 50% e kërkesave për azil në gjysmën e parë të vitit 2025

Sipas raportimeve nga mediat gjermane, numri i kërkesave për azil në Gjermani ra ndjeshëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2025 në krahasim...

Fluks pushuesish në Velipojë, mijëra turistë nga rajoni vizitojnë Perlën e Adriatikut

Çdo vit, mijëra pushues nga e gjithë Shqipëria dhe Rajoni frekuentojnë bregdetin e Velipojës për të shijuar natyrën, ushqimin tradicional dhe mikpritjen karakteristike që...

Pas kritikave të Ramës, ngrihet Task Forcë e Posaçme për Vlorën: Kush do ta drejtojë

Pas vizitës së Kryeministrit Edi Rama në qytetin e Vlorës, administrata qendrore dhe vendore është vënë në lëvizje për të garantuar një sezon turistik...

Lajme të tjera

Web TV