22 Shtator 1980/ Shpërthen lufta, Iraku pushton Iranin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lufta filloi kur Iraku pushtoi Iranin, duke nisur një pushtim të njëkohshëm nga ajri dhe toka në territorin iranian më 22 shtator 1980, pas një historie të gjatë mosmarrëveshjesh kufitare mes dy vendeve, dhe frikës së një kryengritje në mesin e shumicës së shtypur shiite të Irakut, të ndikuar nga revolucioni iranian.

Iraku po synonte gjithashtu, të zëvendësonte Iranin si shteti dominant në Gjirin Persik. Edhe pse shpresoi të përfitonte nga kaosi revolucionar në Iran, dhe të sulmonte pa ndonjë paralajmërim zyrtar, Iraku shënoi një përparim të kufizuar në Iran, dhe brenda disa muajsh u zmbraps nga trupat iraniane, të cilat arritën të rimarrin thuajse të gjithë territorin e humbur deri në qershorin e vitit 1982.

Gjashtë vitet që pasuan, Irani ishte në kundërsulm. Pavarësisht thirrjeve për një armëpushim nga ana e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, luftimet vazhduan deri më 20 gusht 1988. Të burgosurit e fundit të luftës, u shkëmbyen vetëm në vitin 2003. Kjo luftë, shkaktoi gati një milionë të vrarë e të plagosur nga të dyja palët.

Kalendari

22 shtator 1862 – Abraham Lincoln firmos Dekretin e Parë të Emancipimit. Proklamata përbëhej nga dy urdhra ekzekutivë. I pari, i dekretuar më 22 shtator 1862, shpalli lirinë e të gjithë skllevërve. Urdhri i dytë, i lëshuar më 1 janar 1863, përmendte vetëm 10 shtete të veçanta ku do të zbatohej ai.

22 Shtator 1958 – Në Toskana lind tenori i mirënjohur italian Andrea Bocelli. Qëkur ishte fëmijë mësoi të luante në piano, flaut dhe saksofon. Me shikimin e dëmtuar që në lindje, Bocelli u verbua plotësisht në moshën 12-vjeçare, Bocelli shijon suksesin e tij të parë, në një konkurs për zërat e rinj në vitin 1970.

22 Shtator 1961 – Në një fitore të rëndësishme për politikën e jashtme të Luftës së Ftohtë, Presidenti John F. Kennedy nënshkruan ligjin që themelon Korpusin e Paqes. Kennedy besonte se Korpusi i Paqes, mund të ofronte një armë të re dhe unike në luftën kundër komunizmit.

22 Shtator 1975 – Shmanget përpjekja për vrasjen e presidentit amerikan Gerald Ford. Sara Jane Moore, një informatore e FBI-së drejtoi armën drejt presidentit në San Francisko, por ajo u bllokua, ndërsa ish-agjentit të FBI-së, Oliver Sipple, e neutralizoi menjëherë. Kjo ishte tentativa e dytë e Moore për të vrarë presidentin, në më pak se 3 javë.

22 Shtator 1994 – Transmetohet në SHBA në televizionin NBC premiera e serialit të famshëm komik “Friends”.  Seriali, ku protagonistë qenë një grup aktorësh relativisht të panjohur, u shndërrua në një hit ndërkombëtar që vazhdoi për 10 sezone rresht.

22 Shtator 1919 – Presidenti amerikan Woodrow Wilson, braktis turneun e tij kombëtar për të mbështetur krijimin Lidhjen e Kombeve, kur pësoi një krizë për shkak të një lodhje nervore.

 

 

Të fundit

Rusia shpall organizatë të padëshiruar “Amnesty International”

Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International është shpallur “organizatë e padëshiruar” në Rusi. Organizata për të drejtat e...

Apartament dhe automjete, sekuestrohen pasuri mijëra euro të 34-vjeçarit në Tiranë

Janë sekuestruar pasuri me vlerë 228 mijë euro të një 34-vjeçari të dënuar për trafikim të qenieve njerëzore. Mësohet se 34-vjeçarit Ismail Gjineci i është...

E vërteta për mishin: A duhet ta heqim nga dieta jonë?

Në kohën e dietave vegane, trendeve të “detoksit” dhe rritjes së ndërgjegjësimit për mjedisin, mishi është shpesh në qendër të debatit. A është armiku...

Propozimi i zëdhënësit të PD: Deputetët të lënë postet partiake, po iku Berisha…

Zëdhënësi i fushatës së Partisë Demokratike, Andi Mustafaj, pas humbjes së thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, ka propozuar që deputetët të...

Emrat/ Kanabis me thasë, arrestohen dy persona në Tiranë

Operacion antidrogë nga Policia e Tiranës. Dy persona Enea Tahiri dhe Besnik Shabani kanë përfunduar në pranga. Sipas burimeve, ata ishin duke lëvizur me një automjet...

Lajme të tjera

Web TV