Berisha për thirrjen e SHBA: Tha se nuk ndërhyn në punët e PD-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha iu shmang komentit për thirrjen që një ditë më parë ambasada e SHBA e drejtonte qartë jo vetëm Gazment Bardhit: të distancohet nga bashkëpunimi me non-gratat.

“Gjysma e mesazhit thotë që SHBA nuk ndërhyjnë në punët e brendshme të partive, është pikërisht kjo që unë përshëndes”- tha Berisha.

Edhe pse SHBA i bën thirrje të bëjë kujdes në lidhjet me non gratat, Berisha thotë se synimi final i bashkëpunimit me grupimin Bardhi, nuk është vetëm aksioni në parlament, por bashkimi i demokratëve.

‘Finalja duhet të jetë bashkimi i grupit të deputetëve të PD. Këtu përjashtohen vetëm dy vetë: Peng-Basha dhe Ali-Basha.’- tha Berisha.

Por qëndrimi i Bardhit për të bashkëpunuar me Berishën, duke mos e njohur kryetar të PD-së, kreun e Rithemelimit nuk do ta bëjë të tërhiqet nga ajo pjesë e demokratëve që drejton. Si zgjidhje për atë që e quan bashkim, shikon edhe fraksionin.

‘Nuk ka rëndësi qëndrimi ndaj kryetarit, pasi statuti parashikon edhe fraksionet. Se ka kode të tjerë për përcaktimin e kryetarit. Është vota dhe janë mekanizma të tjera.’- tha Berisha.

Në konferencën për gazetarët Sali Berisha akuzoi edhe një herë Ramën se po tenton të përcaktojë kryetarin e grupit parlamentar të PD dhe të mbaj peng komisionin për reformën zgjedhore përmes numrit 2 të PD-së së Bashës, Enkelejd Alibeajt.I/S

Të fundit

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

Lajme të tjera

Web TV