Historia e influencueses: “Zgjata këmbët 14 cm për t’i pëlqyer bashkëshortit dhe…”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E mbani mend periudhën e artë të lulëzimit të rrjeteve sociale, si Facebook apo Instagram? Dy realitete të reja teknologjike që ridimensionuan kodet e deriatëhershme të komunikimit dhe që vinin në pah anën e bukur të së përditshmes të gjithësecilit, foto e video ku çdo gjë dukej thjesht në vendin e duhur. Kohët kanë ndryshuar dhe tanimë njerëzit i përdorin rrjetet sociale për të denoncuar probleme të ndryshme, por edhe për të ndarë eksperiencat e tyre.

Për shembull, influencuesja gjermane Theresia Fischer nuk e kishte menduar kurrë që do të gjente forcën të rrëfente në Instagram, historinë e saj. 31-vjeçarja ka treguar para mijëra ndjekësve, atë që e quan gabimin e saj më të madh, operacionet për zgjatjen e këmbëve, të cilat i bëri pasi ish-bashkëshorti, nga i cili u nda në shtator të 2022-shit, ia kërkonte me ngulm.

“Ti e di që më pëlqejnë gratë e gjata. Do të doja akoma më shumë, nëse do të më kënaqje. Ke gjithçka që kam kërkuar te një partnere, por duhet të zgjatesh akoma më shumë”,-është ky refreni i përditshëm që shoqëroi 8 vitet e martesës se Fischer, e cila shprehet se dhuna e vazhdueshme psikologjike ishte ajo që e çoi drejt dismorfofobisë, njohur ndryshe si urrejtja ndaj vetes.

“I dëgjoja këto fjalë 30, 40, madje 50 herë në ditë dhe nuk më ngeli veçse t’i bindesha. Toksiciteti i tij ishte më i fortë se çdo gjë tjetër. Tani më vjen turp sepse rashë dakord për një operacion që nuk duhej ta kisha bërë. Ai ishte një narcisist që më ndau nga familja.”, -vijon ajo.

31-vjeçarja iu nënshtrua operacionit të parë, kur ishte 24-vjeç, kurse të fundin e bëri në korrik të vitit të shkuar. Theresia shpjegoi se operaciont komisionin në thyerjen e tibias, kockës më të gjatë të gjymtyrëve të poshtme, dhe zgjatimin e disa fijeve të indit muskulor. Para ndërhyrjeve ajo ishte 170 cm e gjatë, kurse sot është plot 184 cm. /kb

Të fundit

Gjarpri hyn në Parlament, deputetët ia mbathin nga salla

Parlamenti në Bosnje dhe Hercegovinë është mbyllur për një arsye krejt të pazakontë. Sipas mediave atje, një gjarpër i...

11 maji, rinumërimi i votave do të zgjasë shumë më shumë nga sa mendonit

Ilirjan Celibashi zbuloi se si do të vijojë saga e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Procesi i ankimimeve me vendimet për rinumërime kishte krijuar...

Kandidat për kryetar bashkie në Tiranë? Ja përgjigjja e Ilir Alimehmetit

Ilir Alimehmeti foli sot në lidhje me zgjedhjet, por dhe të ardhmen e tij në politikë, duke qenë se nuk fitoi mandatin për të...

Zgjedhjet e 11 majit, hapen disa kuti edhe në Durrës

Me kërkesë të dy anëtarëve të KAS u vendosën që të hapen të gjitha kutitë e KZAZ 21 dhe 22 të qarkut Durrës, po...

Zjarr në Shkodër, shkrumbohet nga flakët kati i dytë i banesës

Është përfshirë nga flakët mesditën e sotme një banesë ne fshatin Golem të Shkodrës. Referuar njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, shkak për ndezjen e...

Lajme të tjera

Web TV