Përdorimi i substancave të rrezikshme nga të rinjtë/ Balla paralajmëron masa drastike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Përdorimi i drogave të reja, kryesisht nga të rinjtë, ka shqetësuar strukturat shtetërore. Ministri i Brendshëm Taulant Balla thotë se krahas kanabisit, një tullumbace me oksid azoti është një substancë e re, e cila po kthehet në trend përdorimi nga të rinjtë në Shqipëri.

Ai thotë se duhet çrrënjosur kjo veprimtari kriminale dhe personat e përfshirë të ndëshkohen maksimalisht.

Ministri thekson se një person që shpërndante një substancë të tillë, është ndaluar nga policia, ndërsa thotë se do ketë bashkëpunime me prokurorinë për konsultime me ekspertët, të cilët do të bëjnë dhe klasifikimin e rreziqeve që sjell kjo substancë te rinia.

“Siç e thashë dje në Kuvendin e Shqipërisë, përveç kanabisit dhe lëndëve narkotike të tjera, tollumbacja me oksid azoti është substanca e re që po kthehet në trend për të rinjtë në Shqipëri. Sot Policia e Shtetit ka ndaluar persona të përfshirë në futjen e paligjshme të kësaj substance në Shqipëri (jo për qëllime mjekësore). Do të bashkëpunojmë me Prokurorinë për konsultimin e mjekëve ekspertë të fushës për klasifikimin e rrisqeve që sjell kjo lëndë tek shëndeti i të rinjve.”, shkruan ministri Balla/e.t

Të fundit

Ndërsa Netanjahu e lë Gazën të vuajë urinë, në Izrael ka një betejë krejt tjetër

Këtu në Tel Aviv, plazhet dhe restorantet janë plot. Në këtë atmosferë shpërqendrimi, kryeministri po luan lojërat e tij...

Surpriza e samitit/ Çfarë është “Bisha” që bashkoi Trump dhe Putin

Është jashtëzakonisht e pazakontë të shohësh udhëheqësit e dy superfuqive duke udhëtuar në të njëjtën limuzinë. Kur Trump dhe Putin zbritën nga skena, presidenti amerikan...

Horoskopi ditor, 16 Gusht 2025

Dashi Drita jeshile do ndizet gjate kësaj dite dhe marrëdhënia ne çift do jete akoma me harmonike se me pare. Do ia kaloni mjaft mire...

Trazirat e vitit 1929 në Palestinë – Kur tensionet shpërthyen në dhunë

Viti 1929 shënoi një nga periudhat më të përgjakshme në historinë e Mandatit Britanik të Palestinës. Në një klimë të ndezur nga tensionet fetare,...

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht nga të gjitha veçoritë e...

Lajme të tjera

Web TV