Fluksi i turistëve në Shqipëri/ Spiropali: Nuk ishte rastësi, sfida për mazhorancën…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kjo verë ishte ndryshe për Shqipërinë, pasi këtë vit mirëpriti një numër të madh turistësh. Por ky rezultat sipas ministres Elisa Spiropali nuk ishte një rastësi, por erdhi si efekt i punës së mirë të bërë nga qeveria.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 me Nisida Tufën, Spiropali tha se qeveria ka nisur që tani nga puna për verën e vitit që vjen, e cila parashikohet që të ketë një fluks edhe më të madh.

Ndërkohë, po ashtu ministrja ka bërë edhe një apel për qytetarët, duke u kujtuar se është shumë e rëndësishëm që të marrin pjesë të gjithë në plotësimin e pyetësorit për censin 2023.

Detyrë kombëtare të marrësh pjesë në cens dhe të japësh të dhëna të sakta dhe të përcaktosh të dhënat për banorët dhe vendin. Qeveria do bazohet në këto të dhëna. Me rëndësi që të marrin pjesë të gjithë qytetarët që ndodhen në vend”, tha ajo.

Pjesë nga intervista:

Këtë verë pati një dyndje turistësh, pse u zgjodh Shqipëria?

Është pyetje për ta, por ajo që na takon ne të themi është që nuk është rastësi. Është qasja jonë e përgjithshme, nisur nga rilindja urbane, te infrastruktura, ndryshimi i imazhit të Shqipërisë, etj, që sot jemi barazuar me numër turistësh, për banorë, me Greqinë. Nuk them që kemi të njëjtin numër me Greqinë, por për numër banorësh.

E përballuam si fluks, por kam parasysh një deklaratë të kryeministrit që shprehet se turizmi i lirë tek ne është i përkohshëm….

Turizmi nuk është vetëm një mundësi e jashtëzakonshme. Shifrat na bëjnë shpresëplotë që edhe vitin tjetër do të kemi sërish rritje. Pritet që kontributi i turistëve në ekonomi të jetë shumë i madh. Por është edhe një sfidë po ashtu. Po qasja jonë i merr parasysh, jemi të përgatitur, jemi duke punuar që sot për masat që do të merren për vitin e ardhshëm. Nuk mund ta humbim këtë mundësi.

Lexo edhe :  Evi Kokalari zbulon prapaskenën: Gazetari bëri atë postim falë 6 mln $ të Berishës

Sfida e mazhorancës për këtë sesion parlamentar?

Duam patjetër të realizojmë Reformën Zgjedhore, është detyrim. Duam që beteja jonë parlamentare në Kuvend të jetë e fortë, por etike. Nismat të jenë me impakt real për qytetarët./  S.M

Të fundit

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

Në fjalimin e tij të parë para kolegjit të kardinalëve, Papa Leoni XIV e cilësoi inteligjencën artificiale si sfidën...

Me tren në Kiev/ Liderët europianë dhe Trump njëzëri: Të ndalet lufta!

Liderët europianë, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara bënë thirrje për një armëpushim 30-ditor pa kushte, duke filluar nga dita e hënë. Keir Starmer i Britanisë...

Qindra tërmete në ditë, vullkani nënujor gati të shpërthejë

Një nga vullkanet më aktivë nënujorë në botë, Axial Seamount, i vendosur rreth 400 kilometra larg bregut të Oregonit dhe 1.4 kilometra nën sipërfaqen...

Korrupsion aktiv në zgjedhje/ SPAK dhe policia e Kukësit shpallin në kërkim 2 persona

Policia në Kukës ka shpallur në kërkim 2 persona, pasi akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje. Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë...

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

Një ditë para zgjedhjeve të 11 majt, nuk mungojnë denoncimet nga partitë politike. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar një rast të...

Lajme të tjera

Web TV