Tragjedia e Gërdecit/ Ish-ministri Bumçi dhe Shkëlzen Berisha thirren si dëshmitarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi, janë në listën e 71 personave që pritet të dëshmojnë për tragjedinë e Gërdecit. Gjyqi ndaj Fatmir Mediut rikthen edhe një herë ngjarjen e rëndë të 15 marsit 2008, me 26 të vrarë dhe 300 të plagosur. Cili është roli i Shkëlzen Berishës dhe përballja në gjykatë si dëshmitar.

Në gjyqin ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, i akuzua për tragjedinë e Gërdecit me pasojë vrasjen e 26 personave dhe plagosjen e 300 të tjerëve do të dëshmojë edhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha. Në listën e dëshmitarëve të SPAK janë 71 persona, mes të cilëve Shkëlzen Berisha dh eish-ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi. Shkëlzen Berisha duket se ende nuk e ka sqaruar pozicionin e tij në çështjen Gërdeci pasi SPAK kërkoi thirrjen si dëshmitar në gjyqin ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Bashkë me djalin e ish-kryeministrit, në listën me 71 persona për tu pyetur është edhe ish-ministri i drejtësisë i kohës, Aldo Bumçi. Lidhja mes tyre, janë kontaktet e vazhdueshme dhe një shkresë e këtij të fundit e vitit 2007 me një shënim me shkrim dore “për Shkëlzen Berishën”. Në fakt mbetet shumë e dyshimtë sesi një shkresë zyrtare i drejtohet Shkëlzen Berishës kur ai nuk kishte asnjë funksion shtetëror. Lidhja e Berishës me Gërdecin është aluduar shumë nga opozita e kohës, por djali I ish-kryeministrit nyuk u mor asnjëherë në pyetje në atë kohë. Megjithatë pas rihapjes së dosjes dhe marrjes së çështjes nën hetim nga SPAK, gjithçka ka ndryshuar. Për këtë çështje, SPAK e pyeti Shkëlzen Berishën më 26 janar 2023, një muaj para dërgimit të dosjes në gjyq. Pas asaj dëshmie, Shkëlzen Berisha, pranoi se shënimi me emrin e tij në letrën e ministrit të drejtësisë ishte një mister 15 vjeçar, por vetë nuk kishte një shpjegim.

Lexo edhe :  Berisha flet për mosbindjen civile: Çliruam Tiranën për tre orë

“S’kam asnjë lidhje me të. Prokuroria duhet t’i thotë publikut se kush e ka bërë atë shënim. Unë nuk kam asnjë lidhje. Prokuroria t’i thotë publikut se e kujt është kaligrafia, nëse nuk është falsifikim.  Që unë të futem në Ministrinë e Drejtësinë nuk do të thotë që unë marr vendime”, tha Shkëlzen Berisha më 26 janar të këtij viti. Dokumenti në fjalë, është dhënie mendimi nga Ministria e Drejtësisë, për projekt-ventimin e ministrisë së mbrojtjes për dërgimin në qeveri të vendimit për ngritjen e fabrikës së demontimit në Gërdec. Për rrjedhojë, shkresa duhej të komunikohej me faks nga njëra ministri në tjetrën, dhe shënimi “për Shkelzenin” në kushtet kur djali i ish kryeministrit nuk punonte në këto dikastere, duket një çështje për tu sqaruar, siç kërkon SPAK. Një tjetër pikë e rëndësishme në dosjen e SPAK, ende e pasqaruar, është edhe telefonata e Shkelzen Berishës me Fatmir Mediun, menjëherë pas shpërthimit të Gërdecit. Punonjësja e ministrisë së Mbrojtjes, që ka marrë faksin e mbërritur nga zyra e ministrisë së Drejtësisë, ka pohuar para hetuesve të Gërdecit Hamza Plaka dhe Arben Frashëri, se shkresa ka mbërritur me shënimin në fjalë. Po ashtu edhe ish-ministri Aldo Bumçi do të jetë një tjetër dëshmitar që do të pyetet pikërisht për këtë shkresë e cila sipas nënshkrimit me dorë ishte “për Shkëlzen Berishën”. Ndonëse të dy janë marrë në pyetje nga SPAK, për asnjë prej tyre nuk është ngritur akuzë. Gjithsesi marrja si dëshmitar është një tregues dhe procesi ndaj Mediut pritet të zbardhë disa dyshime për një lidhje të mundshme të Berishës me çështjen Gërdeci.

Të fundit

Tentoi të parakalonte me shpejtësi, përmbyset automjeti në aksin Librazhd-Përrenjas

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Përrenjas. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth...

Trump vjen në Tiranë, kryeministri Rama zbardh detaje për vizitën

Kryeministri Edi Rama njoftoi se Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të vizitojë Shqipërinë gjatë Samitit të NATO-s...

Mbyllja e TikTok-ut/ Rama: Nuk lëvizim nga vendimi që kemi marrë

Kryeministri Edi Rama konfirmoi se rrjeti social TikTok do të mbyllet në Shqipëri. Gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, Rama tha se vendimi mbetet...

“Na ka goditur syri i keq”, Rama flet për tunelin e Murrizit: Solli surprizë të hidhur

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për Rrugën e Arbrit dhe veprën kryesore të këtij projekti, tunelin e Murrizit. Shefi i...

Psikologu zbulon dy shenja se partneri juaj po ju bën një version më të mirë të vetes

Në marrëdhëniet e shëndetshme, partnerët ndihmojnë njëri-tjetrin të zhvillojnë tipare dhe aftësi për t’u afruar me idealet e tyre. Psikologu Mark Travers e quan atë...

Lajme të tjera

Web TV