Liverpooli konfirmohet skuadra anti-City në garën për titullin kampion, teksa mposhti me rezultatin 3-1 West Hamin dhe u ngjit në vendin e dytë me 16 pikë, dy më pak se ‘citizens’ që kryesojnë me pikë të plota.
Reds dolën të parët në avantazh pas një penalltie të shkaktuar nga Nayef Aguerd në minutën e 11-të të takimit. I pagabueshëm nga pika e bardhë u tregua Mohamed Salah i cili mposhti portierin kundërshtar, Alphonse Areola. (1-0).
West Ham arriti që të barazojë shifrat në minutën e 42-të përmes Jarrod Bowen, i cili shfrytëzoi një krosim fantastik nga Vladimir Coufal për ta tundur rrjetën e Alisson. (1-1)
Epërsinë ekipit të Jurgen Klopp ia dhuroi goli i uruguaianit Darwin Nunez (60’), i cili u gjend mjaft mirë në zonë duke shfrytëzuar pasimin milimetrik nga Mac Allister, gol që bëri që të shpërthejë festa në “Anfield”.
https://twitter.com/keilfc8/status/1705958276616331358?s=46&t=IwIgv0cvEn_E5zmj6z4PwA
Goli i tretë për Liverpoolin dhe i fundit në këtë ndeshje u shënua nga Diogo Jota në minutën e 85-të të takimit, duke vulosur kështë një fitore të madhe për “The Reds”.
🚨GOAL: Diogo Jota scores!
Liverpool 3-1 West Ham. https://t.co/MxmHuUdsbL
— Transfer Sector (@TransferSector) September 24, 2023