“I ndoqën 30 persona me shkopinj”/Dhunë mes të miturve në Greqi, “mollë sherri” një vajzë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grup të miturish janë përleshur me njëri-tjetrin mbrëmjen e djeshme në Greqi.

Policia ka bërë 9 arrestime. Dy të mitur, 15 dhe 16 vjeç mbetën të plagosur si pasojë e përleshjes së egër.

Sipas protothema.gr, sherri mes tyre ka ndodhur për shkak të një vajzë.

Në përleshje kanë marrë pjesë dy grupe të rinjsh. Grupi i parë që nisi sherrin përbëhej nga 9 persona, ndërsa grupi tjetër nga 11 persona.

Njëri nga autorët dhe një nga të plagosurit njiheshin me njëri-tjetrin dhe dyshohet se ishin konfliktuar në të kaluarën për të njëjtën vajzë.

Të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Çfarë thotë një dëshmitar okular 

Të dielën mbrëma, dy 15-vjeçarë kanë mbetur të plagosur në përleshjen e ashpër mes të miturve në Kifisi.

“Ne pamë rreth 30 persona duke ndjekur dy fëmijë. I kishin ulur poshtë dhe rrihnin me shkopinj. Në kokë, në trup, me shkelma, me grushta…” shprehet një dëshmitar okular.

Dy 15-vjeçarët kanë marrë plagë në kokë nga goditjet e forta me shkopinj, grushta dhe shkelma./E.T

Të fundit

“Fëmijët duhet të trajtohen në spital”/ Mjekja: ISHP konfirmoi 5 raste me salmonelë

Mjekja mikrobiologë e njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor në qytetin e Gramshit Dafina Shtylla në një intervistë me gazetarin...

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

Ferrari F2001, i drejtuar nga Michael Schumacher në sezonin që i siguroi atij titullin e katërt botëror dhe të dytin me ekipin italian, u...

“Moto Fest Shkodra 2025”, tri netë adrenalinë, muzikë dhe spektakël motorësh

“Moto Fest Shkodra 2025” ka dhuruar spektakël dhe adrenalinë në Shkodër për tre netë me radhë. Rreth 200 të pasionuar pas motorëve kanë zbarkuar në...

“11 maji, farsë politike”, Partia e Lirisë: Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli e cilësoi procesin zgjedhor të 11 majit, një farsë politike,...

Turi i 82-të çiklistik/ Policia publikon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

Turi i 82 çiklistik i Shqipërisë starton ditën e nesërme, i ndarë në 5 etapa. Në kuadër të këtij turi, policia ka bërë të ditur...

Lajme të tjera

Web TV