“Ka pasur edhe rusë mes agresorëve”/ Ngjela: Lajçak, Borrel dhe Escobar të thyejnë qafën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar sulmin kriminal që ndodhi ndaj policisë së Kosovës. Sipas tij, mes grupit kriminal ka pasur edhe rusë, të cilët kanë mundur të largohen. Avokati tha se nuk është çudi që të gjenden dhe persona të tjerë të vdekur.

“Versionet zyrtare kanë dalë të gjitha. Ata kanë qenë të përgatitur, ata që u sulmuan. Kishte edhe rus mes tyre, kishin kohë që përgatiteshin. Ata ishin forca paraushtarake nuk ishte ushtrise kishte frike Serbia të thoshte që po sulmon Serbia. Ata bënë një test, donin të provokonin perëndimin dhe amerikan. Ishin tre persona, Lajçak, Borrell dhe zëvendës sekretari i shtetit. Që të tre kanë për të thyer qafën. E vetmja gjë që doli sot ishte forca e madhe e ushtrisë së Kosovës që ishte e përgatitur, nëjsoj është policia me ushtrie. Ata ishin trupa shumë të rregullt, shumë të përgatitur, ishte ushtria e Kosovës që u tregua e jashtëzakonshme, mund të jenë vrarë rreth 50-60 do të gjenden nëpër ferra të vdekur do të dalë numri.

Ushtria e Kosovës ishte profesional, goditën në shenjë, kjo i trembi dhe ikën. Ata kanë një marrëveshje me KFOR-in që në momentin që jemi në tërheqje të ikin. Lajçak, Borrel dhe Escobar ishin në krah të Serbisë, dy të parët më të hapur i treti më i fshehur, Kjo i ka dhënë kurajo atyre. Bashkëpunimi amerikan i ka dhënë gjëra false. Unë po flas për sjelljen e atyre të treve, është individuale. Ata kanë menduar siç duket shërbimi amerikan i ka thënë që këta janë me një luftë i merrni fare, por kur panë që ishin shumë të përgatitur u larguan. Nuk i goditi KFOR sepse kanë një marrëveshje, që në rast se tërhiqen forcat serbe nuk do të ketë ndërhyrje”, tha Ngjela./E.T

Të fundit

Paundi dhe dollari në “krizë”/ Kursi i këmbimit, 10 korrik 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.9 lekë dhe do të shitet...

Automjeti del nga rruga dhe përfundon në liqen, humb jetën 34-vjeçari

Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë", automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., 34 vjeç, dyshohet se si pasojë e humbjes së...

Ulen temperaturat/ Sa do të shënojë termometri ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas SHMU, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin...

Cezari e Pompei – Beteja e Dyrrahum-it dhe ndërrimi i emrit nga Epidamnus

Në verën e vitit 48 para erës sonë, në brigjet e Adriatikut – në atë që sot është Durrësi – u zhvillua një nga...

Çmimi Nobel për Paqen për të cilin udhëheqësit shkojnë në luftë

Në atë që mbështetësit e kanë quajtur simbol solidariteti dhe kritikët një akt poshtërues besnikërie, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, zbuloi këtë javë se...

Lajme të tjera

Web TV