Eksperti zbulon shifrat që paguhen VIP-at për një reklamë: Luizi kap vlerat më të mëdha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti Said Duleviç zbuloi për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania se sa paguhen influencerët në rrjetet sociale për reklamimet e kompanive të ndryshme.

Ai tha se këto pagesa variojnë nga rëndësia e personazhit që i reklamon dhe nga numri i ndjekësve që ai ka.

Duleviç zbuloi se një shembull shumë i mirë paguar për të bërë reklama është Luiz Ejlli, pagesat për të cilin janë 20 mijë euro e sipër.

“Kryesisht janë personazhet që kanë marrë shumë famë. Luizi i cili arriti të ketë një lloj audience shumë të lartë kap vlera më të mëdha.

Ai ka bërë shumë pak reklama, kjo do të thotë se ato pak reklama që janë bërë janë bërë me shifra goxha të larta, pra kur ti bëhesh identitet i një brand-i shifrat mund të variojnë nga 20 mijë euro e sipër.

Kjo shifër është me meritë deri diku. Postimet të vipa-ve variojnë nga 3000 euro në 5000 euro nga personazhe që kanë pasur mbi 150 mijë ndjekës”,-tha Said Duleviç./   S.M

Të fundit

Sulmi iranian mbi Katar, SHBA ngre në ajër avionët luftarakë në bazën e Arabisë Saudite

Irani realizoi sot një sulm mbi bazën ajrore amerikane Al-Unaid në Katar, ku janë të stacionuara forca të shumta...

“Më kërcënuan mua dhe vajzën”, Albana Vokshi përlotet në Këshillin e Europës

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka bërë kërdinë në Këshillin e Europës, duke dëmtuar imazhin e Shqipërisë me ligjëratën e saj patetike referuar...

Erdogan komenton për herë të parë sulmin amerikan ndaj Iranit

Në reagimin e tij të parë pas sulmeve ajrore dhe raketore të Shteteve të Bashkuara mbi objektet bërthamore të Iranit, Rexhep Tajip Erdogan theksoi...

Konflikti Izrael-Iran, sa e rrezikuar është hapësira ajrore shqiptare?

“Hapësira ajrore e Shqipërisë është po aq e rrezikuar nga Irani sa vetë Europa”. Kështu u shpreh në një intervistë përA2CNN, kreu i Aviacionit...

Amerika lëshon alarm për qytetarët në mbarë botën: Tregoni kujdes!

Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar ​​një “Alarm Sigurie Mbarëbotëror”, duke i këshilluar qytetarët amerikanë jashtë shtetit të tregojnë kujdes të shtuar. Njoftimi është...

Lajme të tjera

Web TV