Humbjet e opozitës në zgjedhje/Reagon Meta: Këto zgjedhje duhet të shtohen në librin e zi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është justifikuar për humbjet e opozitës në zgjedhjet në Kukës, por edhe në zgjedhjet e 14 majit duke drejtuar gishtin nga kryeministri Edi Rama, duke e akuzuar se ka kapur shtetin.

Sipas Metës këto zgjedhje duhet të shtohen në librin e zi pasi ky regjim po kontrollon votën e qytetarëve.

Tani pas skandalit të shpjegosh rezultatin nuk ka lidhje me skandalin. Zgjedhjet e Kukësit janë thjesht një faqe më shumë në librin e zi të 14 majit dhe intriguese se si ky shtet kontrollon në mënyrë shumë të qartë votën e qytetarëve.

Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me çdo faktor opozitar për fuqizimin e opozitarizmit.

Roli kryesor është blerja, përçarja dhe pengmarrja e opozitës. Kemi dhe ditët e fundit dhe pranimin e fajësisë nga McGonigal sa i përket rolit të tij me Shqipërinë.

Është detyra e opozitës për të reflektuar në kushtet aktuale të një regjimi respresiv, intimidues ndaj gjithë qytetarëve shqiptarë  dhe ndaj atyre që gëzojnë bindje politike të ndryshme nga ato të qeverisë për të gjetur zgjidhjet më të përshtatshme dhe efikase për të ardhmen. Të gjitha pasojat e kapjes së shtetit dhe jo vetëm te zgjedhjet që përmendët ju, 14 maji, por edhe ky mosfunksionim në Shqipëri, gjithë ky korrupsion në rritje ka lidhje me disa akte të rënda me lidershipin”, tha Meta./ S.M

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV